LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ëndrra e Realit dhe Manchesterit për ta marrë me parametra zero, Goretzka vazhdon me Bayernin

Përfundon ëndrra e Realit dhe Manchesterit për ta marrë me parametra zero, Goretzka vazhdon me Bayernin

Ka përfunduar ëndrra e Real Madridit dhe Manchester Unitedit që ta transferojnë Leon Goretzkan.

Dy gjigantët evropianë shpresonin që mesfushori gjerman mos të rinovojë kontratën deri në vitin e ardhshëm, ku do të mbetej lojtar i lirë.


Sipas asaj që ka raportuar mediumi gjerman Sport 1, marrëveshja mes lojtarit dhe Bayern Munichut është arritur për kontratën e re.

26-vjeçari ka pranuar kontratën e re pesë vjeçare e cila do të nënshkruhet në ditët në vijim dhe do ta mbajë gjermanin në Allianz Arena deri në verën e vitit 2026.

Reprezentuesi gjerman do të jetë ndër më të paguarit në klub, pasi paga e tij me kontratën e re do të jetë 15 milionë euro në vit.

Goretzka iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2018 nga Schalke 04 si transferim i lirë, derisa që nga ajo kohë është bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm te bavarezët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori