LAJMI I FUNDIT:

Përfundimisht NGJYRA MË AKTUALE e flokëve: Nuanca e cila ka pushtuar tërë botën!

Përfundimisht NGJYRA MË AKTUALE e flokëve: Nuanca e cila ka pushtuar tërë botën!

Flokët ngjyrë të hirtë apo të thinjura janë trendi më i madh këtë vit, ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, do të jetë kështu edhe gjatë vitit 2017.

Edhe pse kjo nuk do të thotë që menjëherë të fillojmë t’u gëzohemi tufave të thinjura të flokëve, na vjen mirë që shkëlqimi i argjendtë i flokëve është bërë i dëshirueshëm, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, shitja e ngjyrës së hirtë për flokë gjatë vitit të kaluar është rritur në mënyrë drastike, ndërkaq më së shpeshti e blejnë femrat e moshave midis 22 dhe 28 vjeçe.

“Vajzat e reja ngjyrën e hirtë e konsiderojnë elegante, të sofistikuar dhe cool”, thotë Megan Poter.

Kjo ngjyrë u përshtatet të gjithë tipave të flokëve dhe teneve, posaçërisht e kanë popullarizuar damat e famshme.

A do të pajtoheshit edhe ju me këtë trend?

/Telegrafi/