Hitbërësi i këngës “Stan”, në ceremoninë e Los Angelesit këndoi këngët “We Made You” dhe “Crack A Bottle” gjatë 30 minutave të performancës së tij, ndërkohë ka pranuar se kjo është paraqitja e tij e parë e kompletuar në skenë që nga tërheqja nga muzika për të luftuar abuzimin e drogës dhe alkoolit, gjë që e mundon me vite.

Ndërsa më vonë reperi është larguar nga evenimenti, pasi që komiku Sacha Baron Cohen i ishte ulur në prehër gjysmë i zhveshur, gjë që e kishte irrituar Eminemin.