Performanca e Arilena Arës në Rumani “elektrizoi” publikun (Video)

Arilena Ara po korr sukses anembanë botës me këngën e saj “Nëntori”.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuara speciale e “The Voice” në Rumani, ku ka performuar këngën që e bëri të famshme jo vetëm në rajon por edhe në Rusi.
Në videot e publikuara në Insagram, Arilena shihet teksa realizon një performancë fantastike me zërin e saj të fuqishëm dhe sigurisht paraqitjen e veçantë.
E veshur e gjitha në të bardha, Arilena pushton skenën me zërin e saj, ndërkohë që anëtarët e jurisë nuk ndalin së duartrokituri.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i publikon gjatë muajve në vijim. /lapsi/
Nga
Telegrafi
16/12/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































