Përfliten për romancë, Keisi Medini dhe DJ Geek shihen sërish në shoqëri të njëri-tjetrit

Pas ndarjes nga këngëtarja Dafina Zeqiri, DJ Geek prej javësh përflitet për një romancë të re.
Vajza që thuhet se ka rrmëbyer zemrën e DJ-të nga Kosova është këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA 2, Keisi Medini.
Dyshja më parë ishin fotografuar bashkë në një nga klubet e natës në Prishtinë dhe njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi.

Ndërsa, asnjëra palë ende nuk i kanë komentuar publikisht këto raportime.
Keisi ndërkohë në Prishtinë ndodhet edhe për shkak të angazhimeve profesionale, këngëtarja po punon për këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































