Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e AllWeb 2024, konferenca më e madhe digjitale në Shqipëri, me një çmim ofertë Early Bird prej vetëm 129 euro!
Kjo ofertë e vlefshme deri në datën 5 tetor dhe pas kësaj date, biletat do të mund t’i merrni me çmimin e tyre normal.
Ky edicion i shtatë i AllWeb në Shqipëri është gati të kthehet më 7 nëntor 2024 në Tiranë, duke sjellë me vete një sërë ekspertësh të nivelit ndërkombëtar dhe rajonal nga fusha e marketingut, teknologjisë dhe komunikimit digjital. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet më të fundit mbi inovacionet digjitale dhe marketingun, si dhe të marrin ide të vlefshme për bizneset e tyre.
Kjo konferencë është vendi i duhur për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara në botën digjitale dhe që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e biznesit modern.
AllWeb do të ofrojë një program të pasur me prezantime të cilësisë së lartë nga mbi 10 folës ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale (AI), reklamat digjitale, krijimin e përmbajtjes, analizën dhe shumë më tepër.
Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse.
“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e AllWeb e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkë-organizator i konferencës.
AllWeb vazhdon të tejkalojë pritshmëritë çdo vit, duke ndikuar fort në marketingun digjital të Shqipërisë dhe në rajon, si dhe në skenën e inovacionit dhe biznesit në tërësi. Eventi do të ofrojë përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.
Më 7 Nëntor, skena e AllWeb do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga Britania e Madhe, Danimarka, Austria, etj, por edhe folës rajonalë nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, etj.
“Temë qendrore për konferencën e këtij viti është AI, e cila udhëheq evoluimin e marketingut dhe mundëson markave të navigojnë me precizion në peizazhin digjital dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme të markës. Folësit do të diskutojnë aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, reklamat, analizat, sjelljen, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një nga themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.
Organizatorët ofrojnë bileta Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm.
Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!
Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.
ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.
Kontakt:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
– E rëndësishme
Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe 240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:
Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.
Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129 euro!
– Është për mua?
Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për sipërmarrjete reja startup dhe drejtuesit e tyre; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.
Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129 euro!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?