LAJMI I FUNDIT:

Përfitoi 45 mijë funte gjatë pesë viteve duke pretenduar se nuk mund të ecë nga lëndimi, filmohet tinëzisht nga hetuesit duke vrapuar në fushë (Video)

Përfitoi 45 mijë funte gjatë pesë viteve duke pretenduar se nuk mund të ecë nga lëndimi, filmohet tinëzisht nga hetuesit duke vrapuar në fushë (Video)

Një grua që kishte mashtruar dhe përfituar shuma të majme të parave duke pretenduar se nuk mund të ecë, është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg pasi është filmuar tinëzisht duke luajtur pa kurrfarë problemi.

Rebecca Peach, 49-vjeçe, e cila pretendonte se mezi arrinte të qëndronte në këmbë kishte përfituar nga shteti 45 mijë funte gjatë pesë viteve, është thënë në seancën dëgjimore në gjykatë, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte arritur të rikuperohet pas 15 muajve pas një lëndimi që e kishte bërë të qëndroj e shtrirë, megjithatë pamjet e filmuara dëshmojnë se ajo kishte mashtruar dhe kishte keqpërdorur paratë e taksapaguesve për më shumë se pesë vite, duke vazhduar të pretendojë se nuk mund të lëvizë.


Hetuesit e departamentit të Punës dhe Pensionit, e kishin filmuar tinëzisht duke luajtur një lojë, ku shihet qartë se nuk kishte kurrfarë problemi në ecje e vrapim.

Videoja është filmuar në klubin e boullingut në Coppice Lane të Willenhall, Angli gjatë vitit 2017, ku e “lënduara” shihet duke vrapuar nëpër fushë pa ndonjë problem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Botë

"Na ktheni Statujën e Lirisë", i thotë SHBA-së eurodeputeti francez

Botë
Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Azia
Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Azia
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
Kalo në kategori