LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e mëdha të Monacos nga shitja e lojtarëve në vitet e fundit

Përfitimet e mëdha të Monacos nga shitja e lojtarëve në vitet e fundit

Monaco mund të konsiderohet mirë “principata” e afateve kalimtare dhe kjo për shkak të shifrave kolosale të përfituara nga shitja e futbollistëve të tij në vitet e fundit.

Shifra që është derdhur nga klube të ndryshme në arkat e Monacos është 389 milionë euro, e cila mund të shkojë mbi 500 milionë euro, nëse Real Madridi do të mund të blejë Kylian Mbappen për 135 milionë euro.

Mbappe te Reali për 180 milionë? Nga Pogba te Di Maria, transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit (Foto)
Lexo po ashtu Mbappe te Reali për 180 milionë? Nga Pogba te Di Maria, transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit (Foto)

Në verën e vitit 2014, klubi që luan në Ligue 1 e shiti James Rodriguez te Reali për 80 milionë euro për kartonin e tij, transmeton TCH.


Këtë verë ishte Manchester City që gëzoi drejtuesit e skuadrës së Principatës me blerjet e Benjamin Mendy dhe Bernardo Silva për 58 dhe 50 milionë euro, respektivisht.

Edhe Manchester Unitedi shpenzoi një shifër të konsiderueshme për Anthony Martial, plot 60 milionë euro, ndërsa Chelsea siguroi shërbimin e Tiemoue Bakayoko dhe për këtë derdhi në arkat e Monacos plot 40 milionë euro.

Geoffrey Kondogbia i kushtoi Interit 36 milionë euro, ndërsa për Layvin Kurzawa, Aymen Abdennour e Yannick Carrasco – skuadrat e PSG, Valencia e Atletico Madrid shpenzuan së bashku 65 milionë euro.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori