LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Lituanisë u shfaq edhe në Eurovision me të njëjtën veshje nga konkursi: Po mendoja një fustan tjetër, ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë

Përfaqësuesja e Lituanisë u shfaq edhe në Eurovision me të njëjtën veshje nga konkursi: Po mendoja një fustan tjetër, ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë
Foto: Screenshot/YouTube

Monika Liu tregoi më parë se do të veshë të njëjtin fustan edhe në Eurovision 2022, me të cilin u shfaq në konkursin “Pabandom is naujo” në Lituani.

Të paktën një element i inskenimit të Lituanisë për Eurovision Song Contest do të mbetet i njëjtë me finalen kombëtare, me Liun që tha se do të paraqitet me të njëjtën dukje.

“Po mendoja një fustan tjetër, por para së gjithash ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Dhe përveç kësaj, kuptova se fustani i veshur në përzgjedhje është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e spektaklit”, u shpreh artistja për LRT.


Përfaqësuesja lituaneze nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër të performancës përpara provave, duke vendosur të presë deri në publikimin e klipit të parë për të diskutuar në detaje performancën e saj.

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

Por, kush është Monika Liu?

Monika Liubinaite, e njohur gjithashtu si Monika Liu, është 34 vjeçare dhe vjen nga Klaipeda në Lituaninë perëndimore.

Ajo ka filluar të merret me muzikë në moshën pesë vjeçare, ku filloi mësimet e violinës dhe filloi të këndonte në moshën pesëmbëdhjetë vjeçe.

Foto: Screenshot/YouTube

Monika studioi muzikë xhaz në Universitetin Klaipeda, më pas vazhdoi studimet në Kolegjin Berkeley në Boston, ShBA dhe u zhvendos në Londër për disa kohë përpara se të kthehej në Lituani.

Lituania debutoi në Eurovision Song Contest në vitin 1994, por në debutimin e tyre ata përfunduan në vendin e fundit me zero pikë. Lituania nuk u kthye në garë deri në vitin 1999 kur Aiste përfundoi në vendin e 20-të me këngën “Strazdas”.

View this post on Instagram

A post shared by Monika Liu (@monika_liu_official)

Rezultati më i mirë i Lituanisë erdhi në vitin 2006 kur LT United performoi “We Are The Ëinners”; ata përfunduan në vendin e gjashtë në finale me gjithsej 162 pikë.

Lituania ka përfunduar në top 10 vetëm në dy raste të tjera; në 2016 me “I’ve Been Ëaiting For This Night” nga Donny Montell dhe në 2021 me “Discoteque” nga The Roop. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori