Përfaqësues të Listës Serbe priten nga Escobari në Uashington, flasin për Asociacionin dhe udhërrëfyesin për deeskalimin e situatës

Përfaqësuesit e Listës Serbe, nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari Slavko Simiq kanë pasur të enjten një takim me Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Listës serbe.
“Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë..., nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































