LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësimi i drejtë, statistika regresiste në ESHS-në e Maqedonisë

Përfaqësimi i drejtë, statistika regresiste në ESHS-në e Maqedonisë

Avancimet më të fundit në Entin Shtetëror të Statistikës nuk do të ndryshojnë pasqyrën e përfaqësimit të drejtë etni në këtë institucion. Përqindja e ulët e punonjësve shqiptarë, rreth 15 për qind e numrit të përgjithshëm, numri i ulët në pozicione drejtuese në qendër – vetëm dy shqiptarë, dhe asnjë ndryshim sa i takon drejtuesve të degëve të ESHS-së në rrethe, tregojnë se as ndryshimi i drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në vite nuk ka sjellë progres, sidomos në periudhën kur pritet të fillojë edhe procesi i numërimit të popullsisë.

Me vendimet e dy ditëve të fundit, brenda institucionit janë punësuar dhe avancuar në poste drejtuese dhe pozicione të ndryshme këshilltari, udhëheqës sektori, bashkëpunëtorë, referent, këshilltarë e të tjera. Nga 24 vendimet e reja, janë bërë katër avancime, tre punonjëse janë shqiptarë (bashkëpunëtorë në Tetovë) dhe një në qendër – Shkup. Kjo e fundit është avancuar në post drejtues, si drejtuese e Njësisë së tregut dhe punës duke e çuar në dy numrin e punonjësve të ulur në pozicione drejtuese (së bashku me një punonjës tjetër ushtrues detyre i pozicionit udhëheqës sektori).

Prej disa vitesh, në nëntë sektorët dhe 40 njësitë – avancimet kanë qenë minimale, ndërsa përqindja e të punësuarve shqiptarë mbetet e ulët edhe për arsye se punësimet dhe avancimet e tjera kanë vijuar duke zvogëluar kështu shifrat për pjesën shqiptare. Në të tetë njësitë rajonale – në Shkup, Veles, Ohër, Shtip, Manastir, Kumanovë, Strumicë e Tetovë ka pasur emërime të reja (me vendimet e fundit), ndërsa në njësinë e Tetovës akoma nuk është emëruar një shqiptar. Situata brenda këtij institucioni, i renditur si një prej atyre që janë të rezervuar sa i takon ndryshimit të përbërjes etnike dhe përfaqësimit të drejtë e të balancuar, ka mbetur thuajse e pandryshuar në vite. Numërohen gjithsej 40 punonjës shqiptarë, në një situatë që nuk ka ndryshuar shumë edhe pas ndërrimit të katër zëvendësdrejtorëve shqiptarë, zëvendësdrejtori i fundit Ilmi Selami (i pesti) u ul në këtë pozicion rreth një muaj më parë.


Gjatë dy viteve që ESHS u drejtua nga zëvendësdrejtori Zirap Ademi pati disa ndryshime, si avancime në detyrë, lëvizjet e dy punonjësve shqiptarë nga një sektor në tjetrin, faqja zyrtare e ESHS ka edhe versionin në gjuhën shqipe…, e të tjera, por në përgjithësi, statusi i punonjësve ka mbetur thuajse i njëjtë – referentë, referentë të rinj, ta pavarur, bashkëpunëtorë më të rinj dhe situate ku punojnë përshkruhet e njëjtë – “të izoluar nga pjesa tjetër”.

Pavarësisht rekomandimeve për ndryshimin e përbërjes etnike dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe etnive të tjera dhe kritikave për mungesë kredibiliteteti, politizim të skajshëm, mosrespektimin e përfaqësimit të drejtë – ESHS nuk ka ndryshuar shumë edhe pas ndryshimit të drejtorit të ri, Apostol Simovski, i cili është ulur në këtë post prej dy vitesh dhe pas një eksperience si drejtues institucioni në vitet kur bëhej numërimi i popullsisë. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori