LAJMI I FUNDIT:

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Real Madrid ka fituar titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Dortmundin 2-0 në finalen e Wembley.

Dani Carvajal dhe Vinicius Junior kanë shënuar golat për triumfin e Real Maridit në finale e madhe të ‘Championsit’.


Florentino Perez ka thënë pas ndeshjes se Real Madridi ka një histori dashurie me Ligën e Kampionëve, derisa rëndësi ka vetëm skuadra.

“Të fitosh Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë. Ka një histori dashurie që të gjithë e dinë mes klubit tonë dhe kësaj gare. Lojtarët janë të motivuar, rriten… Jemi mbajtës të denjë të 15-tës”.

Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës
Lexo po ashtu Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

“Të gjithë kanë luajtur për të ndihmuar. Ndonjëherë Vinicius shënon, herë të tjera Joselu… Ajo që ka rëndësi është skuadra. Është një familje e madhe, prandaj ka shumë suksese, askush nuk është më protagonist”, tha Perez.

I pari i klubit madrilen ka frikësuar kundërshtarët, duke thënë se Reali do të kërkojë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të 16-të sezonin e ardhshëm.

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Lexo po ashtu Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

“Kjo është pika fillestare për të fituar të 16-ën sezonin e ri, kjo është historia e Madridit. Tifozët janë shumë të kënaqur me atë që kemi arritur dhe si e kemi arritur atë”.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është ta festojmë. Është historia e këtij klubi, që tifozët do të na kërkojnë nesër të kthehemi vitin e ardhshëm dhe ta fitojmë sërish”, tha Perez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Përfaqësueset
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Ligat tjera
Zyrtare: Drita përforcohet me ish-futbollisti e PSG-së

Zyrtare: Drita përforcohet me ish-futbollisti e PSG-së

Superliga
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Gjimshiti vjen me një mesazh të jashtëzakonshëm: Krenari të jem kapiten i kësaj Kombëtareje, Shqipëria ka të ardhme dhe ky është vetëm fillimi

Gjimshiti vjen me një mesazh të jashtëzakonshëm: Krenari të jem kapiten i kësaj Kombëtareje, Shqipëria ka të ardhme dhe ky është vetëm fillimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Kalo në kategori