LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i sutjenave, i bën gjinjtë më të lëshuar

Përdorimi i sutjenave, i bën gjinjtë më të lëshuar

Heqja e sutjenave kur shkoni në shtëpi, pas një dite të lodhshme në punë, është një nga kënaqësitë më të mëdha të kësaj jete.

Por, pas shumë kohe që ju jeni munduar t’i mbani gjinjtë të shtrënguar në sutjena, shkencëtarët po thonë, se nëse nuk i vëni ato, gjinjtë tuaj do të jenë më në formë, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve në Francë, po që se gratë nuk përdorin sutjena, thimthat e tyre do të ngrihen për çdo vit nga shtatë milimetra.


Studimi sugjeron se sutjenat e dekurajojnë rritjen e indeve mbrojtëse të gjinjve, duke bërë që ato të lëshohen më shpejtë.

Ky përfundim është nxjerr në Universitetin Besancon në Dijon të Francës, ku prej vitit 1997 janë ekzaminuar 330 vullnetare.

Grave ju kanë matur gjinjtë me një vizore të lakuar, duke bërë krahasimet me ato që kanë përdorur sutjena në baza ditore dhe ato që i kanë mbajtur ato vetëm në momente të caktuara.

Rezultatet tregojnë se ato që nuk kanë mbajtur sutjena, kanë pasur gjinj më të ngritur dhe më të shëndoshë.

Pavarësisht kësaj, mendoni se sa do t’i gëzoni kalimtarët, kur të vraponi për të zënë autobusin. /Telegrafi/