LAJMI I FUNDIT:

Përballje dramatike, Bashkimi mposht Penzën për tu kualifikuar në finale

Përballje dramatike, Bashkimi mposht Penzën për tu kualifikuar në finale

Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 70:69 (20:15, 18:15, 17:17, 15:22), duke u kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare të Femrave.

Në finalen që zhvillohet të enjten nga ora 19:00, Bashkimi do të përballet me Flamurtarin e Vlorës.

Ndeshjen më mirë e nisën skuadra vendase, me një epërsi prej tetë pikësh, 16:8 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 20:15. Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, e thelluan epërsinë në 35:25, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 38:30.


Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku prizrenaset ruajtën epërsinë prej dhjetë pikësh, ndërsa mysafiret tentonin të afronin shifrat, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 55:47.

Por, kampionet e Kosovës nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në dhjetë minutat e fundit, duke barazuar rezultatin në 60:60, e më pas edhe arritën të kalojnë në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen shumë dramatike, por prizrenaset ishin më të vëmendshme dhe triumfuan 70:69.

Te Bashkimi më e mira ishte Aleksandra Beginisiq me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Penza u dalluan Caitlin Jenkins me 13 pikë e 17 kërcime dhe Jeta Zeka me 17 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori