Që nga 15 shtatori kur ka filluar aksioni për pastrimin e Kosovës, janë pastruar 707 lokacione në të gjithë komunat e Kosovës, ndërkohë që janë larguar mbi 30 mijë tonë mbetje ndërtimore.
Kështu është bërë e ditur në takimin e sotëm të Task Forcës për pastrimin e Kosovës, ku me këtë rast është thënë se ky aksion ka treguar sukses.
Për Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, aksioni për ta pastruar Kosovës ka rezultuar i suksesshëm dhe se ia ka vlejtë që është ndërmarr ky aksion.
Ai ka përmendur që gjatë kësaj fushate ka hyrë në fuqi edhe udhëzimi administrativ për gjobat mandatore.
“Ka rreth një muaj që ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi dhe ka filluar zbatimi i tij në shumicën e komunave të Kosovës. Normalisht që unë kërkoj që të ketë një zbatueshmi më të madhe të këtij udhëzimi, ende po kemi vështirësi në disa sektor, në disa komuna… Ne disa komuna nuk ka inspektor komunal për mjedisin, kështu që me udhëzim administrativ ju kemi lënë kompetencë kryetarëve të komunave që ata mund të autorizojnë edhe zyrtar të tjerë edhe inspektor të tjerë që janë përgjegjës për zbatimin e këtij udhëzimi. Ka filluar që të zbatohet udhëzimi administrativ, janë shqiptuar dënimet e para, janë të ndërlidhura mirë me procedurën përmbarimore, nuk do të ketë shqiptim të dënimeve dhe që ata që kanë shkaktuar shkelje të mbesin të pa gjobitur, do t’iu merren mjetet nëpër llogarit e tyre bankare”, tha Matoshi.
Ministri bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2018 është paraparë një shumë prej 1.2 milionë euro, që do të jenë grante për komunat që do të dalin më të suksesshme në këtë aksion të pastrimit.
Kurse, Luan Hasanaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Let’s Do It Kosova, ka paraqitur të dhënat e arritura gjatë tre mujorit të pastrimit të Kosovës, ndonëse ende nuk janë përfundimtare.
“Janë 707 lokacione të cilat janë pastruar në të gjitha komunat e Kosovës gjatë periudhës sa ka zgjat aksioni. Deponitë janë shumë të mëdha, ka lokacion prej të cilit janë larguar deri në 60 kamionë, ka deponi të tjera që janë larguar 350, por është një numër diku mbi 30 mijë ton mbetje ndërtimore të cilat janë larguar gjatë kësaj fushate. Ka një pjesëmarrje shumë të madhe të qytetarëve të cilët janë përgjigjur aksioneve në të gjitha komunat e Kosovës. Vlen të theksohet se data 15 shtator përmbi 100 mijë vullnetarë i kemi pa gjithandej vendit”, tha Hasanaj.
Hasanaj ka treguar edhe problemet më të mëdha që kanë hasur gjatë realizimit të aksioneve për pastrimin e Kosovës.
“Fokusi kryesor në pastrimin e lokacioneve me mbetje ndërtimore kanë qenë lokalitetet ku ka banor, pra kryesisht aksionet janë realizuar nëpër vendbanime afër zonave që janë me interes po themi të zonave turistike. Mirëpo, ajo çfarë nuk kemi arritur akoma të realizojmë është pastrimi i brezit rrugor, pra i kemi diku edhe 80 lokacione të cilat kanë mbetur në afërsi të rrugëve kryesore. Kemi kërkuar dhe jemi takuar disa herë edhe me përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës për ta gjetur zgjidhjen se si këto të pastrohen deri me datën 15, por siç duket nuk do të arrijmë”, tha Hasanaj.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se problem për ta ka qenë edhe pastrimi i disa lokacioneve për 2 e më shumë herë. Ai u shpreh se vetëm Kampusin Universitar e kanë pastruar tri herë.
Pjesë e Task Forcës është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ministri Rrustem Berisha, ka treguar se pjesëtarët e kësaj force janë angazhuar krahas planeve dhe aktiviteteve që i kanë.
Ai ka përmendur disa nga aksionet ky pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë.
“Ne i kemi pasur edhe një prej detyrave që ti bartim mbeturinat nga deponia ‘Mirash’ në Obiliq dhe deri më tani janë bartur diku rreth 200 kamionë mbeturina. Po ashtu, nga data 5 deri më 15.11.2018 Forca e Sigurisë është e angazhuar në aksion ‘Ta pastrojmë Kosovën’, në Gjilan me makineri të rëndë dhe deri më tani në bazë të raporteve që ne i posedojmë diku 33 kamionë janë bart mbeturina nga deponitë”, tha ministri Berisha.
Tutje ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe më tutje është e gatshme të mbështes këtë aksion
Ndërkaq, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmendi rolin e kësaj ministrie në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, ku sipas tij kjo ministri është angazhuar me të gjitha kapacitetet.
“Edhe Ministria e Infrastrukturës nga dita e parë e themelimit të Task-Forcës ka qenë një ndër akterët me peshën jashtëzakonisht të madhe në këtë Task-Forcë dhe në aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”. Siç janë të njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat ne me datën 15 jemi angazhuar me të gjitha kapacitet me kompanitë e mirëmbajtjes në shtatë regjionet e Republikës së Kosovës ku kanë marrë pjesë 14 kompani dhe të gjithë stafi i ministrisë dhe qysh në ditën e parë të aksionit ne i kemi grumbulluar rreth 40 kamionë të mbeturinave të cilat kanë qenë në brezin rrugor”, shtoi Kadriu.
Aksioni për pastrimin e Kosovës ka filluar me 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 dhjetor, kurse konferenca përmbyllëse dhe prezantimi i rezultateve do të bëhet me 10 janar të vitit 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht