LAJMI I FUNDIT:

Për thyerjen e zyrave të AGK-së reagon edhe përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medieve

Për thyerjen e zyrave të AGK-së reagon edhe përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medieve

Thyerja e zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me datën 06.12.2019 ka shqetësuar të gjithë ata që përkrahin gazetarët e që janë në mbështetje të punës së tyre.

Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir. Ai përmes një postimi në Twitter ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë akt, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Thyhen zyret e AGK-së, vjedhen gjëra me vlerë
Lexo po ashtu Thyhen zyret e AGK-së, vjedhen gjëra me vlerë

“I shqetësuar për thyerjen e zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës më 06.12., gjatë së cilës janë marrë disa mjete. Zyra ime do të përcjellë nga afër hetimet, dhe shpresoj që personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Desir në Twitter, njofton AGK.


Ky nuk ka qenë reagimi i vetëm për rastin e thyerjes së zyrave të AGK-së. Misioni i OSBE-së në Kosovë, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve (SEWP), si dhe mbarë komuniteti i gazetarëve kanë dënuar këtë akt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori