Për të kuptuar përshkallëzimin në Liban, duhet të marrim parasysh atë që mendojnë izraelitët
Nga: John Jenkins / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Nuk mund të themi se nuk e dinim që do të ndodhte ky përshkallëzim i fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ka pasur konflikt mes Izraelit, Hezbollahut, Iranit dhe paraushtarakëve shiitë të Irakut, të paktën që nga viti 2015. Shkaku ishte përpjekja e Iranit për të zgjeruar praninë e tij fizike dhe atë të aleatëve të tij në të gjithë Sirinë dhe Libanin, deri në Lartësitë e Golanit.
Forca ajrore izraelite ka tentuar vazhdimisht të ndërpresë furnizimet iraniane me raketa dhe municione të tjera nga Iraku, përmes Sirisë, për Hezbollahun në veçanti. Ka pasur disa suksese. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk e ka ndaluar Hezbollahun të forcohet, pasi ka fituar raketa më të sofistikuara dhe më të sakta, si dhe përvojë të rëndësishme luftarake duke luftuar në Siri në anën e regjimit të Assadit.
Ajo që ka ndryshuar tani janë kalkulimet izraelite. Një shumicë dërrmuese e hebrenjve izraelitë janë pesimistë në lidhje me potencialin për një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit në Gazë. Është shkatërruar besimi që ata mund të kenë pasur, se negociatat do të sillnin paqe të qëndrueshme. Pothuajse është e sigurt se kryeministri Benjamin Netanyahu ka arsye politike për të zgjatur konfliktin. Megjithatë, ndërkohë që shumica e izraelitëve ndoshta do të dëshironin një kryeministër tjetër, shumica nuk duan të ndalojnë luftën derisa të besojnë se Hamasi dhe, veçanërisht, Hezbollahu – i cili veprimet e tij i ka lidhur drejtpërdrejt me Gazën – janë neutralizuar si kërcënime serioze.
Kjo ndodh sepse ata e shohin Iranin që qëndron pas të dy grupeve, si të përkushtuar për shkatërrimin e tyre. Ata mendojnë se fjalët e bukura të kryeministrit të ri iranian, Masoud Pezeshkian, dhe të ministrit të tij të Jashtëm, Abbas Araghchi, në Nju-Jork këtë javë, janë thjesht një shembull tjetër i deklaratave të pasinqerta. Ata e dinë se Izraeli, si i vetëm, nuk mund ta ndalojë konfliktin e zgjatur të Iranit kundër tyre. Megjithatë, nëse të paktën mund të çaktivizojnë Hezbollahun dhe të largojnë Hamasin si forcë ushtarake në Gazë, atëherë do ta kenë reduktuar kërcënimin në përmasa të menaxhueshme.
Më kujtohet qartë aktiviteti i furishëm në OKB-në në Nju-Jork gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2008-2009, ndërsa aleatët perëndimorë kërkonin të krijonin një armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Izraelitët ishin thellësisht të pakënaqur që një rezolutë për armëpushim u miratua në Këshillin e Sigurimit, dhe ata nuk kishin kohë – siç e shihnin ata – për të përfunduar punën. Por, ajo që ata mendonin si “përfundim të punës” më 2009 ishte çështje e veprimeve të kufizuara ndëshkuese për të parandaluar eskalimet. Pavarësisht kostos së tmerrshme njerëzore të këtij konflikti dhe dëmit masiv të pozitës së Izraelit në nivel ndërkombëtar dhe rajonal, shumica e izraelitëve mendojnë se këtë herë kërcënimi është me të vërtetë ekzistencial.
Pjesa që mungon në gjithë këtë, natyrisht, është ashtu siç David Petraeus pyeste për Irakun: “Si përfundon kjo?” Degradimi i Hezbollahut si forcë luftarake është një gjë. Është në thelb ajo që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u përpoqën të bënin në rrethana të ndryshme në vitin 1982. Izraeli mund t’i fitojë ato beteja. Por, në fund, nuk mund ta fitojë luftën nëse nuk ka një zgjidhje politike.
Janë dy elemente kyçe për këtë. Njëra është heqja ose neutralizimi i kërcënimit ekzistencial të vërtetë nga Irani. Kjo, në praktikë, nënkupton neutralizimin afatgjatë të Hezbollahut. E dyta është vetëvendosja palestineze – e cila duhet të ndodhë që gjërat më të rëndësishme në rajon (veçanërisht diversifikimi ekonomik, zhvillimi dhe integrimi, luftimi i ekstremizmit dhe zgjidhja e krizës klimatike) të jenë të arritshme.
Irani nuk dëshiron një luftë të madhe. Mendon se po fiton luftën përmes fërkimeve, prandaj pse të rrezikojë? As Hezbollahu nuk e dëshiron vërtet një gjë të tillë – veçanërisht nëse Izraeli shmang gabimin e vendosjes së trupave. Izraeli, gjithashtu, ndoshta do të preferonte ta shmangte një gjë të tillë. Prej vitesh është përgatitur për luftë me Hezbollahun dhe ka një sërë opsionesh që mund t’i përdorë përveç pushtimit. Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të ndalojë domosdoshmërisht një luftë të përgjithshme.
Iranit dhe Hezbollahut, në veçanti, do t’u duhet të llogarisin se sa dëme mund të durojnë pa humbur kapacitetin kritik dhe prestigjin. Izraeli duhet të jetë i sigurt se mund të kthejë 80 mijë qytetarë izraelitë në veri, pa frikën se do të lëndohen. Problemi me shkallët e përshkallëzimit është se ato zakonisht u mungojnë disa hallka: gjithçka që do të duhej në këtë kohë është që një raketë balistike të godasë një fabrikë amoniaku, për shembull në Haifa, ose dikush të përpiqet të vrasë një ministër të lartë. Nuk është e qartë për mua nëse Mbretëria e Bashkuar (ose ndoshta dikush tjetër) mund të ndikojë në këto kalkulime.
Fjalët e bukura në OKB nuk vlejnë më. Dhe, siç e kemi parë me marrëveshjen e fundit të armëve dhe shpalljen e vendosjeve të reja detare, administrata e Bidenit thjesht nuk do ta braktisë Izraelin ndërsa është në luftë. Por, ajo që mund të bëjmë është të mendojmë urgjentisht se ku duam të jemi kolektivisht pas pesë vitesh dhe të punojmë në detaje shumë më të mëdha sesa jemi mësuar, duke ndryshuar mënyrën që na ka sjellë këtu.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ShBA-në dhe aleatët e saj perëndimorë. Këtë herë, shtetet e Gjirit – dhe mbi të gjitha Arabia Saudite – do të jenë aktorët kryesorë. Çmimi i normalizimit me Izraelin nuk është ulur. Por, ky çmim është rritur. Ai me siguri do të përfshijë kontrollin efektiv të Iranit dhe aleatëve të tij, si dhe një përgjigje për shtetësinë reale, jo thjesht deklarative, palestineze. Këtë herë duhet ta bëjmë të funksionojë. Përndryshe, dhimbja që po shohim tani nuk do të largohet aq lehtë. Ajo do të rritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Presidenti kroat me slogan të pazakontë për zgjedhjet presidenciale
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme