Për të katërtën herë dështon debati për Spitalin modular në Tetovë dhe aksidentin me autobus

Për të katërtën herë me radhë dështon seanca e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, në të cilën duhej të debatohej për fatkeqësinë me zjarrin që shpërtheu në Spitalin modular të Tetovës dhe aksidentin me autobus në Bullgari. Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, edhe kësaj radhe nuk erdhën në seancën e caktuar, me çka nuk u sigurua kuorum që të mbahet. Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe nga Aleanca për shqiptarët, tha se me këtë dëshmohet se pikërisht pushteti është ai që e bllokon punën e Kuvendit.
“Me mosardhjen në këtë seancë dhe me bllokimin e kësaj seance, pushteti dëshiron që populli të jetë në letargji. Ne si Komision për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut kemi një rol shumë të rëndësishëm – të mos mbesim në gjumë, por të kërkojmë përgjegjësi. Ato familje kanë të drejtë morale dhe elementare të dinë çka ka ndodhur, të kërkojnë përgjegjësi dhe ta mësojnë të vërtetën“, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.
Edhe nga OBRM-PDUKM-ja me akuzë për mosprezencën e pushtetit duke e pamundësuar debatin në lidhje me përgjegjësinë për këto raste. Sjellja e këtillë e shumicës parlamentare është skandaloze, vlerësoi Eli Panova nga kjo parti.
“Punë të dyshimta dolën në opinionin publik në lidhje me marrjen e licencave, në lidhje me kalimin e kufijve, jo vetëm me këtë autobus por edhe me shumë autobusë të tjerë, megjithatë pamë se pushteti nuk ka ndërmarrë asgjë deri më sot. Kjo do të thotë se po e sheh përgjegjësinë e vet, janë të vetëdijshëm se ka dikush mes tyre që është fajtor, andaj nuk duan që opinioni publik ta dëgjojë të vërtetën”, tha Eli Popova, OBRM-PDUKM.
Fatkeqësisht përsëri jemi në situatë kur nuk mund të debatojmë për raste të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë goditën shumë familje tona, tha Fadil Zendeli nga Besa.
“Besova se sot me pikat e rendit të ditës të këtij Komisioni anketues do të shqyrtojmë disa çështje që na e prekin thellë shpirtin tonë, familjet tona, por janë çështje që e prekin edhe punën e institucioneve tona”, pohoi Fadil Zendeli, BESA.
Pas 9 muajve nga zjarri në spitalin modular në Tetove ku jetën e humbën 14 persona, dhe 8 muaj nga aksidenti tragjik që ndodhi me autobusin e Besa Trans në Bullgari ku jetën e humbën 46 persona, Komisioni Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve ende nuk ka diskutuar për shkaqet dhe përgjegjësinë për këto raste, për shkak se shumica parlamentare nuk merr pjesë në seancat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës