Ekspert i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu i sheh sulmet kibernetike në Shqipëri si pjesë e luftës ruse dhe sulm nga i ashtuquajturi ‘Blloku i së keqes’ duke renditur disa shtete, aleate të Rusisë.
Musliu tha në News24 se ka kohë që elefantin e kemi në dhomë dhe si vend në NATO, Shqipëria duhet të kishte një mbrojtje ekstra për sistemin.
“E shoh si vazhdimësi e luftës ruse në këtë pjesë të Ballkanit dhe të ashtuquajturit Bllokut të së keqes, të cilët janë të përkushtuar të ndërhyjnë në mënyra të ndryshme në atë që quhet luftë hibride. Në vazhdën e asaj ndodh dhe kjo. Ka një kohë që elefantin e kemi në dhomë, kush e sheh e sheh. Sulmet kibernetike, e ardhmja e sigurisë që duhet të mbrohet çdo institucion janë gjithmonë një hap përpara nga ata që duan të mbrohen”, tha Musliu.
“Shërbimi sekret i Kosovës ka njoftuar simotrën e saj në Shqipëri dhe në bashkëveprim me të kanë marrë masat për një atentat të mundur, në përgatitje për kryeministrin e Kosovën.
Informacioni si i tillë është i vërtetë dhe zyrtar, se si ka dalë është jo zyrtar. Me rëndësi që atentati është parandaluar dhe komunikimi mes dy shërbimeve inteligjente është i duhur. Më habit fakti se Shqipëria është në NATO dhe duhet të ketë një mbrojtje ekstra të sistemit”, tha Musliu.
Por sa e rëndë është kjo që ka ndodhur? Ai tha se është agresion ndaj një shteti sovran. Më tej ai tregoi dhe hapat që do të ndiqte pas këtyre sulmeve.
“Mund ta quajmë individualisht si të duam, por ky është një agresion në një shtet sovran, në të dhënat e tij shtetërore që ruhen. Është lëshuar një armatë e tërë kundër sistemit në Shqipëri sepse është në NATO dhe nëpërmjet saj mund të ndërhyhet dhe aty. Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë është në nivelin e duhur. Është e qartë që sistemi TIMS në Shqipëri nuk është mbrojtur në mënyrën e duhur, apo nuk është mbrojtur fare sepse të hysh aq lehtë”.
“Unë çka do të kisha vepruar, hapi i parë tentativa e mospërhapjes së panikut në masë, kontrolli sa më shpejt i këtyre viruseve, pa marrë parasysh sa kushton do kisha kontraktuar një kompani nga jashtë. Hapi i tretë vendosja e një muri mbrojtës. E katërta të shkollohen njerëz adekuatë që të kemi kapacitetet e duhura. Me vetë faktin që dikush ka ndërhyrë në sistemin TIMS nuk është mbrojtur siç duhet, ose ka qenë sistem i vjetruar. Gojën e medias nuk mund ta mbyllim. A duhen ndërgjegjësuar mediat në Shqipëri për luftën hibride, them me plot gojën po. A duhet bashkëpunuar me qeverinë, po”, tha eksperti Musliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës