Për studentët shqiptarë UKM nuk ka kuotë, arsyetohet se programe studimore të njejta ka në UT dhe UNT
Në kuadër të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, janë shfuqizuar kuotat shtesë për studentët shqiptar në shumicën e fakulteteve ku ata konkuruan.
Studentë që kanë përzgjedhur për të studjuar në këtë Universitet thonë se janë revoltuar nga ky fakt, sepse kuotat shtesë u kanë mundësuar të përballojnë më lehtë studimet, duke pas parasysh krizën ekonomike në të cilën ndodhet shteti dhe buxhetin e cekët të shumicës prej familjeve të tyre.
“Ne jemi shqiptar dhe studjojmë në ‘Shën Kirili dhe Metodi’ dhe fakulteti ynë është i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ka beneficione të mëdha dhe të gjithë tjerët marrin kuota si në katedrën e maqedonishtes, dhe të tjerat. Unë jam pro kuotës, sado pak ta kenë më lehtë për shkaqe ekonomike, të notave kuota është motivuese dhe nuk jam proi asaj që e kanë ndaluar kuotën”.
“Unë kam qenë studente me kuotë shtetërore për katër vite dhe kjo ka qenë motivim shumë i mir për mua, për shkaqe ekonomike se është vështirë për një student që ti paguan sidomos kur paguhen edhe provimet. Për të gjithë ata që tani janë regjistruar kjo është demotivim , sepse kuota shtetërore do tu ndihmojë gjatë këtij rrugëtimi si student pagesat të jenë më të lehta dhe të ketë më pak harxhime”, thanë disa nga studentët e intervistuar nga TVM2.
Pse këtë çështje kërkuam sqarim nga Rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi Nikolla Jankullovski i cili u përgjigj përmes komunikatës me shkrim:
“Përqindja e studentëve, përfaqësues të këtyre bashkësive në kuotën shtetërore dhe në atë shtesë, duhet t’i përmbahet përqindjes së përfaqësimit të bashkësisë së caktuar etnike , duke marrë parasysh popullsinë e përgjithshme në RMV. Në njësitë e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, ku ekzistojnë programe studimore të njejta me Universitetin e Tetovës apo Universitetin Nënë Tereza në Shkup, përfaqësuesit e bashkësisë etnike shqiptare do të regjistrohen vetëm në kuotat e rregullta”.
Kuota shtesë do të ketë për studentët në fakultetin e pylltarisë, të dizajnit dhe veterinarisë.
Në kuadër të UKM 5306 studentë në kuotën shtetërore do të paguajnë participim vjetor prej 200 euro.
4522 studentë do të paguajnë taksë shkollore prej 400 euro, dhe 1090 vende u janë dedikuar studentëve për studime me korrospodencë. /TVM2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova