Për shkak të ndërprerjes së rrymës, fshatrat e Mbivades dhe Burgu i Dubravës mbesin pa ujë

KRU “Hidrodrini” njofton se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike, një pjesë e fshatrave të zonës së Mbivades si dhe Burgu i Dubravës kanë mbetur pa ujë që nga mbrëmja e kaluar.
Në njoftimin e lëshuar nga Njësia Operative në Istog thuhet se ekipet teknike të “Hidrodrinit” janë në bashkërendim me ekipet e KEDS-it dhe po punojnë për stabilizimin e situatës.
“Po bëhen përpjekje që gjatë ditës së sotme të rregullohet defekti me energjinë elektrike dhe të rikthehet furnizimi me ujë për banorët dhe institucionet në këtë zonë”, thuhet në komunikatë.
“Hidrodrini” kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe garanton angazhim të plotë për rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































