Për shkak të mbipopullimit në burgjet e Maqedonisë, do të ketë amnisti kolektive për disa të burgosur

Projektligji për amnisti për krimet e lehta është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga katër komisionet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Parlament, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
“Propozimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga është pranuar në parim nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim. Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer vepra penale gjatë pandemisë me virusin korona. Qëllimi i ligjit është që të mos ketë mbipopullim në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Është bërë e ditur se propozimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, është pranuar në parim nga të gjithë faktorët dhe komisionet parlamentare në vend, është bërë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Drejtësisë.
Por nga OBRM-PDUKM mohojnë se ligji është pranuar në parim nga ana e tyre. Në fazën përgatitore, askush nuk u konsultua me ta dhe nuk u kërkoi mendim.
“Ne nuk e dimë ligjin, nuk jemi konsultuar dhe kemi dëgjuar se po përgatisin diçka. Fillimisht ta shohim dhe pastaj të vendosim nëse do ta përkrahim”, ka deklaruar koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.
Me këtë ligj synohet të përfitojnë shumë qytetarë të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim.
“Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer vepra penale gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është që të mos ketë mbipopullim në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, njofton Ministria e Drejtësisë.
Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev beson se amnistia do të ketë një efekt afatshkurtër dhe nevojiten objekte të reja moderne të burgjeve. Propozon uljen e dënimeve për të gjithë të burgosurit.
“Ky motiv i amnistisë duhet të jetë i drejtë për të gjithë dhe të jetë ulje në përqindje e dënimeve të shqiptuara për të gjithë autorët e krimeve. Duhet të fillojmë të mendojmë se çfarë të bëjmë me të dënuarit e përjetshëm sepse ata nuk gëzojnë kurrë amnistinë dhe bëhen popullata më problematike. Pamundësia për të marrë një lirim me kusht apo falje, siç është në Maqedoni, është njëkohësisht shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Gordan Kallajxhiev, profesor universitar i së drejtës penale.
Nga ana tjetër, avokati i Popullit, Naser Ziber për gazetën Koha, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut vitet e fundit ballafaqohet me ngarkesë të numrit të madh të të burgosurve e sidomos në burgu ne Idrizovës.
“Në këtë burg kemi mbi 1.200 të burgosur, derisa kapaciteti i këtij objekti është për 700 persona. Duke e pasur parasysh se edhe në burgjet tjera situata nuk është më e mirë. Rekomandimi ynë është që shteti duhet të ndërmarrë masa në tre kahje për zbutjen e kësaj situate. E para është që duke u bazuar në Kodin Penal që jo për çdo vepër të jepet dënim me burg por të jepen edhe masa alternative siç është shfrytëzimi i prangave përcjellëse. E dyta është që të shtohen kapacitetet e burgjeve e sidomos e atij të Idrizovës dhe e treta është sjellja e një ligji për faljen ku do të përfshiheshin personat që kanë dënime të vogla deri më dy vite”, ka deklaruar Ziberi.
Ai ka thënë se sipas parametrave ndërkombëtar parashohin që një i burgosur në vendosje kolektive të ketë minimum katër metra katror, ndërsa ne kemi raste ku kemi më pak se një metër katror për person./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame