Një aeroplan i udhëtarëve i kompanisë EgyptAir, që nga Kajroja fluturonte për në Pekin, e ka bërë një aterim emergjent në Uzbekistan, për shkak të kërcënimit me bombë.

Zyrtarët egjiptianë thanë sot se aeroplani i tipit Airbus A320-220, me 135 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është evakuuar dhe janë zhvilluar kërkime, pas aterimit në qytetin Urgenç të Uzbekistanit.


Zyrtarët thanë se kompania EgyptAir e kishte marrë jë thirrje anonime që pretendonte se në aeroplan gjendet një bombë.

Nuk është gjetur kurrfarë materiali eksplodues dhe aeroplani më vonë e ka vazhduar fluturimin për Pekin.