Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë - Gostivar deri në 70 metra.

Nga atje thonë se në rrugën R-1302 Berovë - Strumicë (pranë fshatit Ratevo) për shkak të një rrëshqitjeje të madhe dheu, trafiku po devijohet për 50 metra.


LAMM njofton se trafiku vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

"Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/