LAJMI I FUNDIT:

Për njerëzit më të pasur në botë, martesa është vendimi më i rëndësishëm që e merrni në jetë

Për njerëzit më të pasur në botë, martesa është vendimi më i rëndësishëm që e merrni në jetë

Disa prej njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm në botë nuk e konsiderojnë paranë dhe famën si gjëja më e vlefshme në jetë – por momentin kur e kanë gjetur dashurinë e vërtetë!

Warren Buffett ka parë shumë sukses gjatë jetës së tij, por për të, është vetëm një moment që vërtet ka pasur rëndësi, transmeton Telegrafi.

Në dokumentarin e HBO-së, “Becoming Warren Buffett”, ai thotë se kanë qenë dy “pika kthyese” në jetën e tij: “Njëra ka qenë kur kam lindur dhe tjetra kur e kam takuar Susien”.


“Çfarë më ka ndodhur mua nuk do të më kishte ndodhur pa e pasur atë”, ka thënë Buffett për gruan e tij të parë, e cila kishte vdekur në vitin 2004.

Dashuria është e rëndësishme dhe, në fakt, Buffett thotë se vendimi më i madh në jetë do të jetë se me kë do të zgjedhni të martoheni.

“Ju duhet të lidheni me njerëz që janë lloji i personit që ju dëshironi të bëheni. Ju do të shkoni në atë drejtim”, kishte thënë Buffett në një bisedë me Bill Gates në universitetin Kolumbia në vitin 2017.

Buffett thotë se personi më i rëndësishëm në jetë është bashkëshorti/ja.

Me këtë konstatim pajtohet edhe Melinda Gates, gruaja e miliarderit Bill Gates.

“Nëse vendosni të keni një partner në jetë, kushdo që e zgjedhni me siguri se do të jetë vendimi më i rëndësishëm që do ta merrni. Ky vendim është edhe më i rëndësishëm se çfarë karriere zgjedhni, ku shkoni në universitet apo ku shkoni në shkollë të mesme”, kishte deklaruar ajo gjatë një bisede me Bill Gates.

Kjo nuk do të thotë se e keni “dreqosur” nëse ju merr kohë e gjatë për ta marr atë vendim. Andaj, ajo thotë se duhet të zgjedhni me shumë kujdes dhe me mençuri.

COO-ja e Facebook-ut dhe autorja Sheryl Sandberg, gjithashtu beson se vendimi më i rëndësishëm në karrierë që mund ta merr një grua është nëse do të martohet dhe se kush është ai partner. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Rregullimi i shtëpisë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori