Për një shkëlqim të qëndrueshëm: Si të ruani mobiliet prej lëkure në mënyrën e duhur, hap pas hapi
Mobiliet prej lëkure janë vërtet të bukura dhe elegante dhe hapësira në të cilën ndodhen jep një pamje tepër të rafinuar dhe moderne
Nëse lëkura është e cilësisë së mirë, me kujdesin e duhur, këto mobilie mund të zgjasin me dekada dhe ju takon juve të kujdeseni për to në mënyrën e duhur, në mënyrë që shkëlqimi i tyre të zgjasë sa më gjatë.
John Mahdesian, pronar i kompanisë “Madame Paulette”, e cila merret me pastrim kimik, ka dhënë se ka disa këshilla për Real Simple për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mobilieve prej lëkure, transmeton Telegrafi.
Para së gjithash, Mandesian këshillon që mobiliet prej lëkure të mos i mbani në një vend me diell, sepse e humbin ngjyrën.
Sipas tij, është e rëndësishme që një herë në muaj të aplikohet një sprej që mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të mjedisit.
Sa i përket pastrimit, Mandesian këshillon që ta bëni një herë në 6 muaj, nëse është lëkurë mr ngjyrë më të shndritshme.
Kur bëhet fjalë për mobiliet me ngjyrë më të errët, mjafton që ato të pastrohen tërësisht një herë në vit. Filloni duke fshirë divanin prej lëkure për të eliminuar thërrimet.
Kushtojini vëmendje të veçantë kthesave dhe qosheve, ku thërrimet mund të ngecin. Më pas fshijeni pluhurin për të hequr papastërtitë e mbetura. Fatmirësisht, divani prej lëkure nuk e thith lagështinë aq lehtë, ndaj është më e lehtë ta pastroni me një leckë të lagur.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mobiliet prej lëkure duhet të lahen me një sasi të madhe uji dhe kimikatesh. Për të hequr njollat, ju duhet sapun i lëngshëm i duarve, i përzier me ujë dhe një leckë që do ta lagni dhe do ta shtrydhni mirë.
Spërkatni ose fërkoni në rrathë të vegjël rreth njollës. Mos e fërkoni përpara dhe mbrapa, pasi kjo dëmton sipërfaqen e lëkurës. Nëse është njollë yndyre, përdorni një leckë të thatë dhe pak sodë buke për ta thithur atë.
Gjithashtu është e nevojshme të thahet, pra të kalohet një leckë e thatë mbi sipërfaqet e fshira, në mënyrë që të largohet lagështia e tepërt.
Pastruesit e lëkurës mund të ndihmojnë në zbërthimin e papastërtive dhe njollave. Disa produkte janë “2 në 1” përmbajnë një pastrues dhe një shtresë që i jep lëkurës një shkëlqim të bukur.
Mandesian rekomandon spërkatjen e produktit në një leckë, jo drejtpërdrejt në mobilie, në mënyrë që të mos ketë gjurmë spërkatjeje mbi të.
Pas pastrimit, sigurohuni që të fshini pastruesin e tepërt përpara se të bëni hapin e fundit. Merrni balsamin tuaj të preferuar ose kremin mbrojtës e shkëlqyes të lëkurës dhe aplikojeni një sasi të vogël në një leckë të pastër. Kondicionerët janë të shkëlqyer sepse përmbajnë vajra të shëndetshëm që do t’i bëjnë mobiliet tuaja të duken të freskëta. Përveç kësaj, ata japin një aromë të këndshme. Produkti duhet të qëndrojë për rreth një orë. Është shumë e rëndësishme që të thahet, në mënyrë që të mos lërë gjurmë në rrobat tuaja kur uleni.
Mos përdorni kimikate të forta si alkooli ose lustrues këpucësh, të cilat nuk janë të destinuara për mobilie prej lëkure, pasi mund t’i dëmtojnë ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Disa fuqi të fshehura të Bricjapit
"Puthja singaporiane": Një praktikë e re seksuale që shumica nuk e dinë, por që janë zjarr i vërtetë në shtrat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025