LAJMI I FUNDIT:

Për një javë 70 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja me coronavirus në Kosovë

Për një javë 70 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja me coronavirus në Kosovë

Coronavirusi ka marrë jetën e 70 personave në Kosovë për vetëm një javë, ndërsa janë regjistruar 4882 raste të reja me COVID-19.

Vetëm përgjatë ditës së mërkurë, në Kosovë janë raportuar 17 vdekje përbrenda 24-orësh, të cilat dyshohen të jenë shkaktuar nga Covid-19.

Në po të njëjtën ditë, betejën me virusin korona e ka humbur edhe një 21-vjeçar nga Prishtina.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën, se në Kosovë 11 persona kanë vdekur pas infektimit me coronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas raportit ditor, nga 4.371 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 873 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri.

Kjo shifër paraqet numrin më të lartë të infektimeve ditore, të regjistruara më 2021.

Në 24 orët e fundit, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 544 pacientë.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 27 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 87.067 raste me coronavirus.

Prej tyre, 1.830 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 71.813 persona janë shëruar. Raste aktive janë 13.424.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës tha të shtunën se 837 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet e Kosovës.

Prej tyre, 700 janë të konfirmuar me koronavirus dhe 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori