LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të përbashkët” prej nesër përsëri në rrugë

“Për Maqedoni të përbashkët” prej nesër përsëri në rrugë

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” nesër do të vazhdojë me marshet protestuese në rrugët e qyteteve të Maqedonisë, duke kërkuar që të hudhet Deklarata e partive shqiptare dhe të mos zyrtarizohet gjuha shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e kësaj iniciative, përmes një performance të veçantë shënuan ditën e 50 të protestave.


Nga kjo iniciativë gjatë protestave të tyre kanë lëshuar kritika të ashpra edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ambasadorëve të huaj në vend, duke kërkuar nga ata të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë./Telegrafi/