LAJMI I FUNDIT:

Për krimet serbe në Kosovë ishin ofruar dëshmi në Këshillin e Sigurimit, çka tha Thaçi në vitin 2018

Për krimet serbe në Kosovë ishin ofruar dëshmi në Këshillin e Sigurimit, çka tha Thaçi në vitin 2018

Publicisti Veton Surroi, ka thënë sot e po reagohet me emocion e tifozllëk rreth një mijë testeve për coronavirusin të ardhura si donacion nga Serbia. Ai ka kritikuar të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, se nuk kanë ngritur çështjen e pagjeturve në forume ndërkombëtare.

Surroi, në një postim në Facebook, ka thënë se “Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më sot, ASNJË president a kryeministër i Kosovës, në ASNJË tryezë negociatore me Serbinë ASNJËHERË nuk ka trajtuar çështjen e të zhdukurve, viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëmeve që i ka bërë Republika e Serbisë në Kosovë”.


Ai ka thënë se pasur kohë të mjaftueshme e do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i ngritur këto çështje, por duke ua ruajtur njëkohësisht dinjitetin, e jo si letra përdorimi në luftë të brendshme politike.

Për publicistin Surroi  duket se nuk është paraqitje e dëshmive përfaqësimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Këshillin e Sigurimit përball presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në vitin 2018.

Për testet e COVID-19 nga Serbia, Surroi: Mos vazhdoni ta helmoni diskursin politik në Kosovë
Lexo po ashtu Për testet e COVID-19 nga Serbia, Surroi: Mos vazhdoni ta helmoni diskursin politik në Kosovë

Në atë takim të  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po raportohej për Kosovën,  Thaçi ia kishte numërua presidentit serb, të gjitha krimet që shteti serb ia ka bërë popullit të Kosovës, duke kërkuar drejtësi ndërkombëtare.

“Dihet viktima, dihet agresori. S’ka dhe s’do të ndodhë rishkrim i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin e shkuar. Duhet ta numëroj disa fakte para jush sepse detyrohem. I pëlqeu dikujt apo jo, shteti i Serbisë ka vrarë 13,500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet ushtarake, kanë dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare. 13,500 civilë shqiptarë të vrarë, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. As për 20 mijë gratë e dhunuara, asnjë i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar. 40 për qind e infrastrukturës e shkatërruar. 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar lëre më i dënuar”, kishte thënë ai në OKB.

Duke iu përgjigjur presidentit serb, presidenti i Kosovës kishte thënë se në Izbicë, 160 të vrarë, të moshuar, gra, fëmijë, në Krushë, 250 civilë të vrarë, gra, pleq fëmijë, 64 të pagjetur, askush i akuzuar e i dënuar, 360 në Mejë, asnjë i akuzuar e asnjë i dënuar.

“Studime, Reçak, Rezallë, Obri e masakra të tjera. Theksoj se luftëtarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë të misionit të OKB-së, UNMIK-ut, paralelisht me Tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vjet. Kosova duke dashur të tregojë përgjegjësinë e lartë shtetërore, duke besuar në të vërtetën, në drejtësi, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në, ka themeluar vet Dhomat e Specializuara, që t’u përgjigjen thirrjeve të tyre. Edhe pse jemi viktima, sot në Kosovë, më tepër ka të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë. Në Serbi s’ka asnjë të dënuar për spastrimin etnik e për kryerjen e 400 masakrave në Kosovë. Madje s’ekziston fare zyra për këto çështje”, kishte thënë Thaçi, në takimin e KS të KB.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori