“Për Identitet dhe Dinjitet” do të jetë sërish moto e protestës së organizuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata kanë vendosur që sërish të marshojnë kundër diskriminimit të vazhdueshëm që po u bëhet nga ana e Serbisë. Marshi i shqiptarëve në Preshevë do të nis nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri tek qendra e këtij qyteti.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu tregon se marshi do të mbahet më 23 shtator nga ora 13:00 në Preshevë.
“Dje Këshilli Organizativ kemi marrë vendim që të publikojmë lajmin se protestat vazhdojnë. Ju e dini se më 12 gusht e kemi pasur një protestë në Bujanoc, në atë protestë ne kemi paralajmëruar se reagimi do të vazhdojë.
Dhe ky është aktiviteti i dytë ose organizimi i dytë të cilin e realizojmë në kuadër të fushatës kundër diskriminimit që shteti i Serbisë po e bën kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për dallim nga Bujanoci, ku e patëm një formë tjetër të organizimit, në Preshevë kemi vendosur që ta realizojmë protestën përmes një marshi. Ku fillojmë nga stadiumi i qytetit të Preshevës deri tek qendra e qytetit, deri para Komunës së Preshevës”, njofton ai.
Edhe në këtë organizim, Lutfiu shton se do të kërkohen të drejtat dhe do të refuzohet diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve.
“Edhe në këtë marsh kërkesat tona janë të njëjta. Kërkojmë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, do t’i qesim në pah të gjitha format e diskriminimit të cilët me vite po i realizojnë Serbia dhe normalisht i qesim në pah të gjitha ato marrëveshje dhe zotimet që Serbia i ka marrë karshi komunitetit shqiptar, ku në shumicën e marrëveshjeve kanë qenë ndërmjetësues edhe faktori ndërkombëtar, por që Serbia asnjëherë nuk i ka respektuar ato marrëveshje”, shton Lutfiu.
Pas protestës së parë e cila u mbajt muajin e kaluar në Bujanoc, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se ka pasur reagime të partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ka pasur reagime të zyrtarëve të SNS-it, të partisë së Vuçiqit, ka pasur reagime edhe të trupit koordinues, organ i cili është i themeluar nga Qeveria e për jugun e Serbisë. Pastaj ka filluar një iniciativë që për ne ka qenë ofenduese, ku drejtori i trupit koordinues Nenad Mitroviq në bashkëpunim me tashmë këshilltarin e veçantë të ministrit për të Drejtat e Njeriut, Demo Berisha, tentojnë të realizojnë një iniciativë për çështjen e pasivizimit të adresave.
Një iniciativë të cilën dëshirojnë ta zhvillojnë në një tryezë për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptar, gjë që ne e kemi refuzuar sepse Demo Berisha nuk mund të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe nuk paraqet asnjë garancë as trupi koordinues si organ i qeverisë që të diskutojmë problemet e sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Pas protestës, serbët kanë vendosur dy mbishkrime me thirrje për vdekjen e shqiptarëve, por që autorët ende nuk janë përballur me drejtësinë.
“Ne i kemi njoftuar (ambasadat) dhe ka pasur edhe reagime. Normalisht që është dënuar ajo gjuhë e urrejtjes. Faktikisht organizimi i protestës po i shpërfaq nacionalistët, të cilët sikur të ekzistonin rrethanat e përshtatshme për ta, ata do të ishin destabilizues dhe keqbërës për vendin tonë. Por, normalisht imagjino ende nuk kemi përgjigje nga autoritetet përgjegjëse për autorët e këtyre mbishkrimeve që paraqesin gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve”, shprehet Lutfiu.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu tregon se do të dërgojnë kërkesën për pjesëmarrje e mbështetje të marshit të gjithë akterëve, përfaqësuesve të institucioneve e shoqërisë civile. Ai pret që të ketë numër të madh të qytetarëve të cilët do të marshojnë për të drejtat e tyre në Preshevë. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe