Për flokë të shëndetshëm – e verdhë veze, por jo siç e keni ditur
Është shumë e rëndësishme të dish ҫfarë e shkakton problemin e rënies së flokëve, megjithatë me maska natyrale mund ta trajtosh gjithmonë, sidomos me të verdhë veze
Problemet e flokëve dhe sidomos rënia e tyre është një problem që mund ta ndeshin të gjithë, pavarësisht nga mosha.
Mund të jenë një sërë faktorësh që numërohen si shkaktarë të rënies: gjenetika, stresi, faktorë të mjedisit, depresioni, shtatzënia, kequshqyerja etj.
Është një problem kritik, kështu që duhet trajtuar në kohë, sepse më vonë mund të sjellë pasoja më të mëdha.
Është shumë e rëndësishme të dish çfarë e shkakton problemin e rënies së flokëve, megjithatë me maska natyrale mund ta trajtosh gjithmonë, sidomos me të verdhë veze.
Opsione të tilla si medikamente mjekësore mund ta përmirësojnë rënien për një periudhë të shkurtër, por nuk të garantojnë problemin e përhershëm, ndaj trajtimi në shtëpi është gjithmonë funksional.
E verdhë veze dhe çaj të gjelbër
Vezët, siç dihet, janë të pasura me proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve. Por janë gjithashtu edhe të pasura me vitamina: A kundër zbokthit, B që ndihmon flokut me oksigjen, Vitamina D stimulon rritjen e flokut, ndërsa E përmirëson qarkullimin e gjakut.
Çaji i gjelbër është një antioksidant i shkëlqyer dhe një stimulues i rritjes së flokut.
Përbërësit:
E verdhë veze – 1
Çaj i gjelbër – 2 lugë gjelle
Përgatitja:
Ajo çfarë të nevojitet është vetëm të përziesh mirë bashkë dy përbërësit derisa të përfitosh një masë homogjene.
Aplikoje maskën duke filluar me skalpin e duke mbuluar rrënjët e deri në maja.
Mbuloje me një kapuç dushi dhe mbaje për 30 minuta.
Përdore maskën të paktën tri herë në javë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City