Studentja e Fakultetit të Mjekësisë, Merita Dragaj, u shpall fajtore në lidhje me një rast të falsifikimit të notës nga lënda e Anatomisë.
Gjykata e Prishtinës i shqiptoi asaj dënim prej 8 muaj burgim me kusht.
Për Merita Dragajn dënimi i tillë do të ekzekutohet nëse brenda periudhës njëvjeçare kryen vepër të re penale.
Kurse i akuzuari tjetër, Izet Beqiri, zyrtar për Shërbime studentore në Fakultetin e Mjekësisë në mungesë provash është liruar nga akuza.
Prokuroria Themelore e Prishtinës më datë 29 gusht 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Merita Dragaj dhe Izet Beqiri.
E pandehura Merita Dragaj akuzohet për veprën penale legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, pasi që sipas Prokurorisë, gjatë kohës sa ishte studente e Fakultetit të Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, prej datës 20 Prill 2007, kur edhe ka falsifikuar notën e lëndës së anatomisë në indeksin e saj, dhe ka plotësuar fletëparaqitjen e provimit, e deri në vitin 2012, kur edhe i ishte nënshtruar provimit përfundimtar, në vazhdimësi ka vënë në lajthim organet kompetente dhe atë: zyrtaren për Shërbime të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Administratën Qendrore të këtij Fakulteti, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë me falsifikim të notës në indeks, me ç’rast për pasojë më datë 14 shkurt të vitit 2013, nga po i njëjti organ të pandehurës i ishte lëshuar certifikata e diplomimit me titullin doktor i Stomatologjisë.
Kurse i pandehuri Izet Beqiri, akuzohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sepse sipas Prokurorisë, në vitin 2012, në cilësinë e personit zyrtar për Shërbime studentore në Fakultetin e Mjekësisë-dega Stomatologji, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kur ka bërë kompletimin dhe verifikimin e dosjes së studentes Merita Dragaj, kishte dhënë deklaratën me shkrim duke konfirmuar me atë deklaratë se dosja e studentes në fjalë ishte në rregull dhe e kompletuar, edhe pse e njëjta nuk kishte paraqitur fare provimin ndaj nuk i ka figuruar emri në listë për këtë lëndë dhe fletëparaqitja e provimit të Anatomisë, të cilën vet studentja e ka plotësuar, nuk ka pasur fare numër protokolli dhe vulën e shërbimit studentor, ashtu siç e kërkojnë rregullat, shkruan Kallxo.xom.
Sipas Prokurorisë kështu i është mundësuar të njëjtës që ta fitojë të drejtën e pajisjes me certifikatën e diplomimit, e që më pastaj është pajisur edhe me diplomë dhe nga kjo ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore me mundësi të punësimit si stomatologe.
Gjykata për fund ndaj të pandehurës Merita Dragaj shqiptoi edhe dënim plotësues, duke konstatuar marrjen e diplomës dhe konfiskimin e certifikatës së notave.
Ndaj këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga momenti i pranimit të këtij vendimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar