LAJMI I FUNDIT:

Për 6 muaj pritet të funksionalizohet Instituti për Krime Lufte

Për 6 muaj pritet të funksionalizohet Instituti për Krime Lufte

Pas rregullimit të infrastrukturës ligjore, për themelimin e Institutit për krime e luftës, institucionet i presin edhe një varg procedurash të tjera.

Pas miratimit në Kuvend të ligjit për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, i njëjti pritet të funksionalizohet brenda 6 muajve të ardhshëm.


Para pak ditësh deputetët e partisë në pushtet, kanë miratuar në lexim të dytë, projektligjit me anë të së cilit, parashihet të themelohet e të funksionoi instituti që do të dokumentojë krimet e kryera nga forcat serbe.

Nga qeveria e Kosovës, kanë thënë se pas miratimi në Kuvend, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi.

“Pas miratimit të Ligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi për rregullimin e strukturës funksionale, sistematizimit të brendshëm dhe funksionimit të Institutit. Këto akte nënligjore për zbatim të këtij ligji, do të nxirren brenda gjashtë muajve prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të bëj dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.  Për arritjen e këtyre qëllimeve, Instituti do të bashkëpunojë me institucionet me fushëveprim të ngjashëm, organet e drejtësisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare vendore e ndërkombëtare, personat juridik dhe fizik brenda dhe jashtë Kosovës, në mbledhjen e të dhënave”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Që të gjitha procedurat teknike, duhet të kryhen brenda një afati të arsyeshëm e thonë në Fondin për të drejtën Humanitare, tek shtojnë se kjo duhet të ndodhë për arsye se Kosova është vonuar në dokumentimin e krimeve.

“Tani varet prej zyrës së kryeministrit, dhe prej këtyre sigurisht që do të  ketë edhe konkurse për punëtoret të cilët do angazhohen në këtë Institut, dhe është mirë që personeli që angazhohet, të angazhohet për një periudhe të gjatë e jo një përudhe ad-hoc, për arsye se hulumtimi i krimeve të luftës, kërkon një vazhdueshmëri të punës në këtë drejtim, mbetet të shihet se brenda cilës periudhë do të funksionalizohet”, ka thënë Amer Alija.

Në shtator të vitit të kaluar, kabineti qeveritar miratoi, projektligji për themelimin e institutit, me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.

Një institut i tillë, ka qenë funksional nga vitit 2011 deri më 2018, por i njëjti ishte shuar, në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, me arsyetimin se zyrtarët nuk kishin përmbushur detyrimet e tyre.

Ekzekutivi, në mesin e premtimeve për dokumentimin e krimeve të luftës, vazhdimisht kishin përmendur edhe hartimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori