Për 24 orë ndodhen 42 aksidente dhe u shqiptuan 955 tiketa trafiku
Referuar raportit 24 orësh të Policisë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 42 aksidente komunikacioni, 20 ishin me të lënduar, ndërsa pjesa tjetër pa të lënduar.
Në mesin e aksidenteve me të lënduar, Policia ka përmendur atë që ka ndodhur në rrugën "Ukshin Hoti", në Prishtinë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësore e lëndime të lehta njëri prej shoferëve të aksidentuar.
Të shtunën, policia shqiptoi edhe 955 tiketa trafiku.
Po ashtu, 4 persona janë arrestuar, ku tre prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























