Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur 103 aktakuza kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 23 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer 1 bastisje në 12 lokacione në 3 komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë 2 kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër 2 personave.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë 1 bastisje në 12 lokacione të ndryshme në 3 komuna të Kosovës. Gjithashtu, kjo prokurori ka gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera, si dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur 40 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 ndalim për veprat penale “Mbajta në pronësi”, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur 17 aktakuza, kundër 20 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 19 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi si dhe ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës