Mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës deri në shtator të këtij viti, ndërsa për të njëjtën periudhë të njëjtit u janë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se si ekipe janë duke i vazhduar aktivitetet lidhur me sigurinë në trafik.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore janar-shtator 2021, 5,556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 13 mijë e 532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën masa rigoroze ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në përgjigjen me shkrim.
Ekspertët e komunikacionit mbështesin Policinë e Kosovës në aplikimin e këtyre masave të cilat janë të përcaktuara me ligj.
Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, në një prononcim për Kp u shpreh se kjo metodë, ndonëse nuk mund të jetë zgjidhje afatgjate, por aktualisht shërben për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.
“Nuk do të thosha që është një zgjidhje e afatgjate, mirëpo është forma e vetme që të vetëdijesohen ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve në trafikun rrugor, për shkak se përveç që e rrezikojnë ata vetën e tyre, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.
Të gjitha këto janë të rregulluara varësisht prej shkeljes që bëhet, varësisht prej trafikut rrugor dhe prej përsëritjes së këtyre shkeljeve, janë të rregulluara me Ligjin për sigurinë e trafikut dhe është mirë që policia është vënë në ekzekutimin e këtyre dispozitave ligjore thjesht me qëllimin më të mirë që të ofrohet një ambient më i sigurt për të gjithë me qarkullimin rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugës”, tha Krasniqi.
Eksperti i komunikacionit rrugor, Bekim Ahmeti, thotë për Kp se lejet e qarkullimit merren në rast të tejkalimit të shpejtësisë, të vijave të bardha dhe të mosrespektimit të semaforit.
Ai mendon se numri i patentë shoferëve që merren nga policia është i vogël në raport me situatën në rrugët e vendit.
“Pak janë duke i marrë se çka duhet në raport me atë edhe gjendjen e komunikacionit që e kemi momentalisht. Policia zakonisht i merr patentë shoferët se është masë preventive mbi Ligjin e sigurisë në komunikacion për shkelësit e rregullave të komunikacionit atëherë kur e shkelin kufizimin e shpejtësisë, vijën e bardhë, semaforët dhe raste të tjera…
Po varësisht prej rastit, te kufizimi i shpejtësisë në qoftë se kufizimi i shpejtësisë shkelet me normë të caktuar, në qoftë se ka qenë 60 km në orë dhe tash shkelet 80 ose 100 në këto raste merret patentë shoferi, te rasti i vijës së plotë edhe në rastin kur kemi hyrje në semaforin e kuq atëherë policia e merr patentë shoferin për një afat të caktuar kohor prej 3 muaj, d.m.th edhe me largim të pikëve rezulton edhe me dënim të gjobës prej 300 eurove ku si rezultat i kësaj bëhet një preventiv për shkelësit e ligjit dhe të komunikacionit”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, ndërsa në kohën aktuale t’i përshtaten edhe kushteve të rrugës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?