LAJMI I FUNDIT:

Pence vazhdon ta godasë ‘pas shpine’ Trumpin

Pence vazhdon ta godasë ‘pas shpine’ Trumpin

Zgjedhjet në shtetin e Gorgias në vitin 2020 nuk u vodhën, pavarësisht pretendimeve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur sot Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti amerikan në administratën e Trumpit.

“Pavarësisht asaj që ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë thënë për më shumë se dy vjet e gjysmë, zgjedhjet në Georgia nuk u vodhën dhe unë nuk kisha të drejtë të përmbysja rezultatet më 6 janar”, tha Pence në një ngjarje në Indiana.


Ai shtoi se e kreu detyrën më 6 janar të vitit 2021 dhe u sigurua që të kishte një “transferim paqësor të pushtetit në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe ligjet e këtij vendi”.

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?
Lexo po ashtu Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?

Pence theksoi se askush nuk është mbi ligjin gjersa shtoi se Trumpi dhe të tjerët që janë paditur “kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë që gëzon çdo amerikan”, raporton nbcnews.

Një juri e madhe në shtetin amerikan të Georgias paditi të hënën Trumpin rreth përpjekjeve për të anuluar humbjen ndaj demokratit Joseph Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Është aktakuza e katërt penale kundër Trumpit dhe e dyta që e akuzon atë rreth përpjekjeve për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Duke reaguar ndaj ngritjes së një aktakuze tjetër ndaj tij, ish-presidenti amerikan tha se këto janë akuza të motivuara politikisht dhe të sajuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori