Në ndeshjen Manchester City - Shakhtar Donetsk është akorduar njëra nga penalltitë më qesharake në botën e futbollit.

Qytetarët kanë fituar me rezultat të thellë 6-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj gjigantit ukrainas.


Ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave ishte e vlefshme për Grupin F, aty ku pinë City me nëntë pikë.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas u shënuan nga David Silva (13'), Gabriel Jesus (24', 72', 90+), Raheem Sterling (49'), dhe Riyad Mahrez (84').

Megjithatë, e gjitha vëmendja e ndeshjes ka mbetur tek goli i dytë i shënuar nga sulmuesi brazilian nga penalltia në minutën e 24-të.

Raheem Sterling 1 Momenti i kërcimit në 'det' nga Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ky gol nuk do të kujtohet për ndonjë ekzekutim të mirë apo mjeshtëri, por për penalltinë më komike apo qesharake të dhënë ndonjë herë.

https://twitter.com/NEKAHHAKEN/status/1060274156653240321

Ishte anglezi Sterling, i cili në tentim për të goditur topin, e godet e tokë dhe pas rrëzimit të tij gjyqtari pa u menduar dy herë akordon penallti për City.

Mysafirët ishin të befasuar nga ky vendim i gjyqtarit hungarez Viktor Kasai, por edhe pse protestuan dhe qeshën me ironi, gjithçka shkoi në pa-kthim dhe City gjeti golin e dytë nga pika e bardhë.

Kjo penalltia ka filluar të bëhet tashmë hit në rrjetet sociale, të cilat po tallen me rrëzimin apo simulimin e anglezit. /Telegrafi/  

https://twitter.com/goalstv3/status/1060298711908188160

telegrafi sport app