LAJMI I FUNDIT:

“Më pëlqen shumë të jem nënë”, Emily Ratajkowski kujton shtatzëninë e saj teksa bisedon me Hailey Bieber

“Më pëlqen shumë të jem nënë”, Emily Ratajkowski kujton shtatzëninë e saj teksa bisedon me Hailey Bieber

Emily Ratajkowski bëri emër si aktore dhe modele, por tani ajo po kënaqet me rolin e saj si nënë.

30-vjeçarja u takua me kolegen e saj  Hailey Bieber në emisionin e saj “Who’s In My Bathroom” në YouTube, ku kujtoi sfidat e të qenit shtatzënë me djalin e saj tani njëvjeçar, Sylvester.

Emily dhe Hailey u veshën me me xhinse dhe xhaketa ndërsa ishin ulur në një tavolinë në mes të një banjoje të improvizuar për emisionin në internet të Bieber.


Ratajkowski, e cila kohët e fundit festoi përvjetorin e katërt të martesës me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, u pyet nga Hailey: “Si ishte shtatzënia për ty? Si ishte ajo eksperiencë? Nuk kam ende fëmijë, por më pëlqen, pyes miqtë e mi”.

Emily Ratajkowski publikon poza nudo të realizuara gjatë shtatzënisë
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski publikon poza nudo të realizuara gjatë shtatzënisë

“Ndjehem sikur ti i ke dashur gjithmonë fëmijët gjithashtu”, tha Emily, gjë për të cilën Hailey ra dakord.

Teksa Emily vazhdoi: “Edhe unë i dua ata, dhe rezulton se më pëlqen shumë të jem nënë, disi e dija këtë. Është një nga ato gjëra që nuk e bën plotësisht derisa të jesh në këtë pozicion ku kjo gjë e vogël ka nevojë për ty në çdo sekondë dhe në çdo fazë të saj. Thjesht u ndjeva kaq e përulur që trupi im mund ta bënte këtë dhe ta kisha këtë person të mrekullueshëm”.

Pasi Hailey Bieber pësoi sulm në tru në moshën 25-vjeçare, këto janë shenjat që nuk duhet t'i injoroni kurrë
Lexo po ashtu Pasi Hailey Bieber pësoi sulm në tru në moshën 25-vjeçare, këto janë shenjat që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Emily njoftoi se lindi djalin e saj “në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, në një postim të përzemërt të shpërndarë disa ditë pas ditëlindjes së tij më 8 mars.

Është e paqartë se kur u regjistrua emisioni, ndërsa Hailey zbuloi në fillim të këtij muaji se ajo ishte shtruar në spital pasi pësoi simptoma të ngjashme me sulmin në tru për shkak të një mpiksje të vogël gjaku në trurin e saj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Femra
Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Fëmija juaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Manikyr dhe pedikyr
Kalo në kategori