Pëlqehet “S’ta fal” nga Adelina Berisha (Video)

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka lansuar ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “S’ta fal”.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, dhe është pritur mirë nga publiku që në momentet e para pas publikimit.
Performanca atraktive e këngëtares në këtë klip, ka tërhequr fansat duke i bërë ata për vete.
E veshur me ngjyra dhe me shumë stil, Adelina tregoi anën e saj joshëse në këtë projekt.
“S’ta fal” është një prodhim i Irkenc Hykës, me vargje të shkruara nga Petro Xhori, dhe klip të realizuar nga Max Production.
Berisha vazhdon të jetë shumë aktive dhe koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, ku gjithmonë pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































