LAJMI I FUNDIT:

Pelosi nuk dorëzohet: Duhet formuar komisioni që do të hetojë hyrjen e dhunshme në Kongresin amerikan

Pelosi nuk dorëzohet: Duhet formuar komisioni që do të hetojë hyrjen e dhunshme në Kongresin amerikan

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka deklaruar se ligjvënësit do të duhej të formonin një komisionin të pavarur – që për detyrë do të kishte analizimin e sulmit vdekjeprurës të mbështetësve të ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë 6 janarit në Kongresin amerikan.

Në letrën dërguar ligjvënësve, Pelosi ka propozuar që komisioni do të duhej të formohet sipas modelit të hetimit të rrethanave të sulmit terrorist në New York dhe Washington gjatë 11 shtatorit 2001 – dhe do të ishte kompetent të analizoj “faktet lidhur me gatishmërinë e policisë dhe agjencive tjera federale të sigurisë”, transmeton Telegrafi.

“Duhet të hetohet gjithçka çfarë ka ndodhur”, ka porositur edhe senatori nga Louisiana, Bill Casiddy, njëri nga shtatë republikanët që kanë votuar pro gjykimit të Donald Trumpit.


Pas më shumë se një muaji nga sulmi mbi Kongresin amerikan, ku humbën jetën pesë persona – kompleksi në Capitol Hill është siguruar nga më shumë se 5 mijë anëtarë të organeve të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori