LAJMI I FUNDIT:

Pejë, dëshmitari rrëfen se si babai i tij kishte mbajtur evidencë për paratë që ia kishte dhënë të akuzuarit në emër të fajdesë

Pejë, dëshmitari rrëfen se si babai i tij kishte mbajtur evidencë për paratë që ia kishte dhënë të akuzuarit në emër të fajdesë

Djali i të dëmtuarit Rifat Jasiq, Shkumbin Jasiq, në cilësinë e dëshmitarit ka rrëfyer para trupit gjykues se babai i tij kishte mbajtur evidencë në fletore për fajden që ia kishte paguar tani të akuzuarit Artan Gjocaj.

Një dëshmi të tillë dëshmitari Jasiq, e dha në seancën e rigjykimit në Gjykatën e Pejës, në të cilën Gjocaj po përballet me akuzën e Prokurorisë se kishte përfituar 26 mijë euro për 45 mijë euro  që ia kishte dhënë borxh të dëmtuarit Jasiq.

Pasi ishte shkruar fajdja në fletore, dëshmitari tregoi se i akuzuari ishte nënshkruar në të dhe në disa raste edhe djali i tij.


“Ka mbajtur evidencë babai im në fletore. Kam qenë prezent kur kemi bërë evidencë dhe janë nënshkruar djali i tij kaniher dhe i akuzuari. Ka pas raste që s’jam kan aty e babai ia ka dhënë fajden”, tha dëshmitari Jasiq.

Ai tutje shtoi se kishte patur raste edhe kur kishin paguar fajden të akuzuarit dhe i njëjti nuk ishte nënshkruar në fletore.

Dëshmitari rrëfeu se arsyeja pse kishin marrë para me fajde tek i akuzuari ishte të paguanin fajdet që kishin tek personat tjerë.

“Arsyeja e marrjes së parave me fajde nga i akuzuari ka qenë për me la fajde fajdexhive tjerë dhe nuk janë marrë për biznes”, tha dëshmitari Jasiq.

Dëshmitari tregoi se të akuzuarin e njihte si person që lëshonte para me fajde dhe se kishte qenë prezent kur i njëjti ia kishte dhënë babait të tij shumën prej 45 mijë euro.

Dëshmitari tha se pasi kishin marrë paratë me fajde tek i akuzuari, ky i fundit pas 2 jave kishte ardhur tek shtëpia e tyre dhe me kërkesë të akuzuarit kishin bërë një marrëveshje kinse paratë prej 45 mijë euro po i marrin pa fajde.

“I akuzuari ka ardh dhe ka thënë të bëjmë një marrëveshje me shkrim kinse ju kam dhënë 45 mijë euro pafajde. Ne kemi pranuar me shkru këtë marrëveshje sepse nuk kemi menu se kemi mu ballafaqu në gjyq me të”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se kishte ekzistuar edhe një marrëveshje në të cilën ishte shënuar se huaja prej 45 mijë euro ishte dhënë me interes prej 1 mijë e 900 euro në muaj mirëpo sipas dëshmitarit, kjo marrëveshje nuk e dinte se ku ishte.

“Kjo marrëveshje nuk e di ku është dhe ka qenë dikun në fletore ngase ka kaluar një kohë e gjate dhe gjatë bastisjes së policisë kanë marrë fleta dhe kanë mundur të pshtjellohen”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se marrja e borxhit me fajde tek i akuzuari kishe ndikuar që të babai i tij të humbte biznesi dhe tani restorantin nuk e kishin aktiv.

Dëshmitari gjatë seancës së sotme u ballafaqua edhe me pyetjet e mbrojtësit të pandehurit Gjocaj, avokatit Gëzim Kollqaku.

Në pyetjen e avokatit Kollqaku kërkoi të dinte nga dëshmitari se a  ishte nënshkruar i akuzuari Gjocaj në fletoren që ishin mbajtur evidencat për fajde.

“Po ka pas raste kur i akuzuari është nënshkruar dhe ndoshta ka pas raste që s’ka nënshkruar”, tha dëshmitari.

Ai tutje shtoi se nuk i dinte sa herë i kishte paguar kamatën të pandehurit Gjocaj.

“Nuk e di sa herë sepse ka kaluar kohë e gjatë”, tha dëshmitari.

Kollqaku pyeti se a kishte kërkuar i akuzuari  që t’ia kthente huanë prej 45 mijë euro që ia kishte dhënë babait të dëshmitarit.

Lidhur me këtë pyetje, dëshmitari tha se i akuzuari nuk kishte kërkuar kthimin e huasë pasi i njëjti kishte qenë i kënaqur dersa babai i paguante fajden.

“Këto 45 mijë euro derisa e ka marrë fajden ka qenë i kënqaur dhe nuk i ka lyp. I ka lyp këto para vetëm atëherë kur baba i ka kërku një shumë prej 150 mijë euro edhe ato kanë pas mu jep me fajde. I akuzuari nuk i ka kërkuar 45 mijë euro vetëm ka thënë se nëse doni mi marrë 150 mijë euro duhet mi kthy 45 mijë euro”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se pasi i’a kishin kthyer të akuzuarit huan prej 45 mijë euro, i njëjti nuk ua kishte dhënë shumën prej 150 mijë euro.

Seanca e radhës u caktua më 18 mars 2022.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, më 17 maj të vitit 2019, në mungesë të provave, Gjocajn e kishte liruar nga akuza për fajde.

Gjykata e Apelit më 9 shtator 2019, e ka konsiderur si të paqartë dhe në shkelje të dispozitave të procedurës penale, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të gjykuar nga ish-gjykatësi Sylë Lokaj, me të cilin ishte shpallur i pafajshëm i akuzuari dhe anuloi aktgjykimin e Themelores, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 30 nëntor 2017, i pandehuri Artan Gjocaj akuzohet se gjatë periudhës 13 mars 2015 e deri më 29 janar 2016 në Deçan, ka shfrytëzuar mendjelehtësinë e të dëmtuarit Rifat Jasiq, me qëllim që të përfitojë pa asnjë angazhim duke kontraktuar kamatë joproporcionale për borxhin e dhënë.

Sipas akuzës, pasi të dëmtuarit i kishte arritur për pagesë shuma prej 140 mijë euro nga “ProCredit Bank”, i njëjti ka kërkuar hua nga i akuzuari Gjocaj për ta shlyer kreditin, në mënyrë që pastaj me kredi tjetër t’ia kthejë huanë të akuzuarit.

I pandehuri thuhet se pasi ia kishte dhënë shumën prej 45 mijë eurove, me kusht kthimi prej një muaji, në momentin kur i dëmtuari nuk ka pasur mundësi ta kthejë këtë shumë brenda këtij afati, i pandehuri ka kërkuar dhe pranuar për çdo muaj vonesë 4.2 %, gjegjësisht 1 mijë e 900 euro në muaj, përveç borxhit bazë, duke përfituar kështu shumën prej 26 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori