Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur 119 raste me tumor dhe prej tyre 59 femra dhe 60 meshkuj.
Statistikat se saa i përket moshës prej 18-34 vjeç janë 10 raste, prej moshës 35 deri 44 vjeçar janë 27 raste, 45-55 vjeç janë 28 raste, 55-64 vjeç janë 19 raste ndërsa mbi 65 vjeç 38 raste. Nën moshën 18 vjeç fatmirësisht rastet janë në numër të pakët.
Përndryshe edhe në muajin prill ka vazhduar me intensitet në trajtimin pacientëve në në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i të shtrirëve gjatë muajit prill ishte 1,314 pacientë dhe nga ta 633 ishin nga Peja, 191 nga Istogu, 166 nga Klina, 113 nga Komunat Deçan dhe Junik dhe të tjerë nga Komunat tjera të Kosovës .
Gjatë muajit prill 2018 janë kryer 308 operime ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 10.2 operime.
Ndërsa numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në prill ka qenë 159 dhe duhet cekur se mesatarja e lindjeve në vitin 2018 është 3.7 që është më e vogël se vitin e kaluar kur kishte 5.4 lindje mesatarisht në ditë.
Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë të mëdha që ka kryer stafi i Infermierisë në Spitalin e Pejës, ngase janë kryer 28,139 shërbime që kanë ndihmuar në kryerjen e 16,885 vizitave mjekësore.
Padyshim që Emergjenca ishte shërbimi më i ngarkuar edhe në këtë muaj me trajtimin e rasteve të sëmundjeve dhe këtë muaj ka pasur 4,499 raste apo mesatarisht nga 148 raste për 24 orë.
Gjatë muajit mars numri i atyre që kanë bërë analiza laboratorike ka qenë 1,576 persona.
Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë pacientëve që ishin të shtrirë tek ne ndërsa rikonfirmojmë gjithnjë gatishmërinë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve me të gjitha kapacitetet që disponojmë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame