E plotësuar: Pas rikthimit në sallë, Peja e ka fituar derbin ndaj Sigal Prishtinës pa shikues në sallë me rezultat 83-78.
E plotësuar: Lojtarët e Pejës janë rikthyer në fushë dhe loja po vazhdon pa shikues.
Ndërpritet derbi, Peja lëshon sallën
Derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë 5 minuta pa përfunduar takimi pranë rezultatit 70-66, pasi që lojtarët verdhezi e lëshuan palestrën në shenjë proteste ndaj Policisë së Kosovës që i largoi tifozët nga salla.
Edhe pse palestra Karagaçi ishte akull e ftohtë për shkak të problemeve me ngrohje, për ta nxehur u përkujdesen 2000 Shqiponja të flaktë, të cilët nuk u ndalën së kënduari as edhe për një minutë.
Edhe kësaj radhe derbi filloi me një intensitet të lartë si gjithmonë, teksa pejanët treguan se janë të uritur për fitore kur menjëherë shkuan në seri prej 6-0. Mysafirët në mungesë të organizatorit të tyre, Kendrick Jones, luanin pa ndonjë strategji sulmuese, ndërsa në mbrojtje ishin shumë të hutuar. Pejanët e përmbyllën çerekun e parë me 5 pikë epërsi, 25-20.
Çereku i dytë u përcoll me shumë reagime të trajnerëve ndaj gjyqtarëve, gjë që solli edhe revoltimin e tifozëve që filluan të hedhin gjësende në parket. Sidoqoftë, loja vazhdoi dhe bardhekaltërit arritën ta ngushtojnë epërsinë në vetëm dy pikë, mirëpo shumë shpejtë verdhezinjtë u kundërpërgjigjën me tre trepikësha për ta përmbyllur këtë çerek me 9 pikë epërsi, 45-36.
Në çerekun e tretë mysafirët u rikthyen në lojë me disa aksione të shpjetë dhe arritën që për herë të parë në këtë ndeshje ta barazojnë rezultatin(52-52), mirëpo pejanët deri në fund u shkëputën përsëri në gjashtë pikë epërsi, 63-57.
Çereku i katërt ishte një dramë e vërtetë në fushë dhe luftë e padiskutueshme për çdo top. Dhe, teksa loja shkonte kah fundi, pesë minuta pa u përmbyllur takimi gjyqtari kryesor i ndeshjes, Faton Kurshumlija, ndali ndeshjen dhe urdhëroi Policinë e Kosovës t’i zbrazë tribunat anësore në palestrën Karagaçi, sepse tifozët e këtyre pjesëve hedhën për herë të tretë gjësende në fushë. Kjo gjë nuk u pëlqeu tifozëve në sallë, të cilët filluan të protestojnë rreth këtij vendimi dhe pas pesë minutave reaguan edhe lojtarët e klubit të cilët e lëshuan parketin dhe shkuan në zhveshtore.
Pejanët ishin shumë afër fitores së parë ndaj Sigal Prishtinës këtë edicion, mirëpo tani e lëshuan këtë rast dhe Federata e Basketbollit të Kosovës pritet që t’ia dhurojë bardhekaltërve fitoren në tavolinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
![Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.jpg)
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi