Peja në ngjyrat e vjeshtës – pamje mahnitëse nga fshati Haxhaj i Rugovës

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ndarë disa fotografi të bukura nga fshati Haxhaj në Rugovë, duke sjellë pamje mbresëlënëse të peizazhit malor në këtë stinë të vjeshtës.
Në fotografitë e publikuara shihet natyra e Rugovës e veshur me ngjyrat karakteristike të vjeshtës, rrugët e qeta që përshkojnë zonën malore dhe pamjet panoramike të maleve përreth, raporton Telegrafi.

Postimi i kryetarit Muhaxheri, i shoqëruar me përshkrimin “Momente të bukura nga fshati Haxhaj në Rugovë”, ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëve që kanë vlerësuar bukuritë natyrore të kësaj ane të Pejës.
Rugova, një ndër destinacionet më të vizituara turistike në vend, njihet për peizazhet e saj unike, ajrin e pastër dhe mundësitë e shumta për aktivitete malore gjatë gjithë vitit. Vjeshta, me ngjyrat e saj të arta, e bën këtë zonë edhe më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Komuna e Pejës ka theksuar vazhdimisht përkushtimin për zhvillimin e turizmit malor dhe promovimin e trashëgimisë natyrore të Rugovës, duke e pozicionuar rajonin si një ndër perlat turistike të Kosovës në çdo stinë të vitit. /Telegrafi/


























































