LAJMI I FUNDIT:

Peja mposht Borën në kryeqytet

Peja mposht Borën në kryeqytet

Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Borës me rezultat 79:85 (22:28, 29:22, 11:21, 17:14), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Në çerekun e parë, mysafirët kishin epërsi deri në tetë pikë, 15:23, derisa kjo pjesë përfundoi 22:28. Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 13 pikë, 34:47, por prishtinasit u rikthyen shpejt për të përmbysur shifrat në fund, 51:50, sa përfundoi pjesa e parë me një treshe nga Desmond Cambridge Jr, i cili në pjesën e parë kishte 15 pikë.

Në periudhën e dytë, sërish mysafirët u shkëputën në 56:69, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit afruan rezultatin në 74:77, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Peja triumfoi 79:85.


Te vendasit më i miri ishte Desmond Cambridge Jr me 24 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Tristan Ikpe me 22 pikë e 13 kërcime.

Bora ka pesë fitore e 12 humbje, kurse Peja dhjetë fitore e shtatë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori