LAJMI I FUNDIT:

Peja furnizohet me Insulinë, Loci thotë se problemi ishte te Ministria e Shëndetësisë

Peja furnizohet me Insulinë, Loci thotë se problemi ishte te Ministria e Shëndetësisë

Pas një mungese disa mujore në gjithë Kosovën, Komuna e Pejës tashmë është furnizuar me Insulinë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci thotë se qytetarët me të drejtë janë ndier të irrituar nga mungesa disamujore e Insulinës, pasi sipas tij ajo është një produkt i domosdoshëm për sëmundjen e tyre kronike.

“Qytetarët janë detyruar që këtë produkt ta kërkojnë edhe në barnatore private, por që shpesh herë as aty nuk kanë mundur ta gjejnë dhe zgjidhjen është dashur ta bëjnë duke kërkuar atë në qytete tjera apo edhe jashtë kufijve të Kosovës”, tha Loci në RTV Dukagjini.


“Tashmë nga Ministria e Shëndetësisë jemi furnizuar me rreth 4000 insulina dhe sot nga fillimi i orarit të punës qytetarët kanë vërshuar barnatoren qendrore për të marrë insulinat e tyre. Radhët gjatë tërë ditës kanë qenë të gjata”.

Loci thotë se çështja e insulinave është problem i nivelit qendror dhe komunat vetëm bëjnë shpërndarjen e insulinave.

“Mungesa në nivelin qendror ndikon direkt edhe te ne. Asnjëherë më parë nuk kemi  pasur mungesë kaq të gjatë të insulinave”.

I pari i Shëndetësisë në Pejë thotë se nëse përsëritet vonesa e njëjtë, Komuna e Pejës do të provojë të gjejë mënyra tjera alternative për të mos i lënë qytetarët aq gjatë pa insulinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori