Nga janari, është marrë vendimi që njësia e pediatrisë në QKMF në Rahovec të punojë vetëm me ndërrimin e paradites. Lidhur me këtë, prindërit shprehen të pakënaqur por edhe të shqetësuar me trajtimin që do t’iu bëhet fëmijëve.
Nga shtatë e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite, është orari me të cilin po punon njësia e pediatrisë në QKMF-së në Rahovec.
E jo të gjithë janë të kënaqur me këtë vendim.
“Nuk është në rregull, nuk është mirë sepse fëmija mund të sëmuret edhe në orën 14:00 e katër pasdite kështu që pediatri duhet të jetë këtu, së paku deri në orën 21:00. Më së miri është që të jetë doktori për fëmijë, pediatri. Se kështu po marrim barna pa nevojë, prapë se prapë s’po kem qare pa shku tek pediatri,” tha për RTV Dukagjinin Bedri Krasniqi, baba i tre fëmijëve.
Të njëjtin mendim e ndan edhe Vlora Vuqiterna, që është edhe asambliste në komunë.
“E ka vështirësu punën e mjekëve dhe infermierëve të pranishëm aty. Normal që do ndikojë për fëmijët duke pasur parasysh që do trajtohen bashkë me të rritur. Pastaj fëmiju detyrohet që prapë pas kontrollave te mjeku familjar, të shkojë në pediatri tek një mjek privat,” : u shpreh Vlora Vuciterna, asambliste e LVV-së në Rahovec.
E drejtori i kësaj Qendre thotë se vendimi nuk ka ndikuar në performancën e tyre.
“Pasdite nuk ka pas asnjëherë pediatër që ka punu. Ka punu mjeku i përgjithshëm por duke e pa nevojën që mjekët të japin shërbime në vende të tjera, është marrë vendimi që njësia pediatrike të punojë vetëm paradite, qysh e sheh edhe udhëzimi administrativ. Përndryshe shërbimet po shkojnë shumë mirë, pasdite është edhe dhoma e infuzioneve vetëm për fëmijë,” tha Elbunit Kryeziu, drejtor i QKMF në Rahovec.
Sipas Kryeziut, projekti përmes së cilit do zgjidhet mjeku familjar nga qytetarët pritet të funksionalizohet nga gjysma e këtij viti.
Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie në komunë lidhur me vendimin, por e njëjta ka qenë e pa qasshme në telefon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri