LAJMI I FUNDIT:

PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Çairit

PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Çairit

Dega Çair e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e sotme e zyrtarizoi kandidaturën e Idriz Oranës për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet e 15 Tetorit, kurse për bartës së listës së kēshilltarëve u zgjodh, Qemal Neziri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Idriz Orana është mjek-kirurg në qendrën Klinike në Shkup. Si keshilltar në përbërjen e fundit të këshillit të qytetit të Shkupit nga rradhët e PDSH-së ai njihet si këshilltari më i zëshëm shqiptar, një figurë amblematike e Çairit që në vazhdimësi ka luftuar për kërkesat e shqiptarëve të Shkupit.


Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili në fjalimin e tij përshëndetës mes tjerash theksoi se PDSH në këtë komune ashtu si edhe në komunat tjera, garon me kuadro të përgaditur profesionalisht dhe të formuar kombëtarisht./Telegrafi/