Partia Demokratike të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas PDK, ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore.
Reagimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:
Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit, gjë që ka shkaktuar pasoja të rënda për furnizimin me ujë të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë. Ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore.
Sot për sot, prioriteti kryesor është kthimi i normalitetit për qytetarë. Riparimi i të gjitha dëmeve, rikthimi i furnizimit me ujë dhe sigurimi i të gjithë infrastrukturës kritike kudo në Kosovë, ashtu që akte të tilla të mos ndodhin më.
Ky sulm kërkon hetim, zbulim dhe dënim maksimal të të gjithë të përfshirëve në të. Kërkon mobilizim të të gjitha organeve të sigurisë dhe të drejtësisë të vendit tonë, që krahas sigurimit të infrastrukturës kritike, të zbardhin sa më parë rastin dhe t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta të cilat sot shqetësojnë secilin qytetar të vendit tonë. Qytetarët sot kanë nevojë për transparencë, informim dhe llogaridhënie.
Me këtë rast, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë rëndë këto veprime, të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe të ndihmojë në zbulimin e këtij akti që cenon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të mbarë Ballkanit Perëndimor.
Mirënjohje të veçantë ndaj të gjitha mediave për raportimin e tyre të ndershëm dhe të guximshëm. Në këtë moment, gazetarët meritojnë mbështetjen e secilit për të informuar të pavarur dhe pa presion.
Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të parezevë për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi